By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gazimestani i Kosovës është shndërruar në vend të urrejtjes raciste serbomadhe ndaj shqiptarëve ilirian
June 29, 2025
Mendoni se ChatGPT po ju ndihmon: Në fakt po ju vret trurin
June 29, 2025
Bota do të zhytet në errësirë: Data e saktë kur dielli do të bjerë në hije
June 29, 2025
Pas përleshjes në veri një person ndalohet për 48 orë
June 29, 2025
Rusët dhe bjellorusët nuk do të jenë më në gjendje të transferojnë euro përmes Alta Bank të Serbisë
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ish opozitarët gati për koalicion me Listën Srpska
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Ish opozitarët gati për koalicion me Listën Srpska
Opinion

Ish opozitarët gati për koalicion me Listën Srpska

Kosova Times
Last updated: 2025/04/30 at 6:06 PM
Kosova Times Published April 30, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Agim ALIÇKAJ

(Përgjigje ushtarit tim Metush Hyskaj)

Edhe unë si ti jam i dëshpëruar dhe i zhgënjyer, ushtari im. Por, unë e di se për këtë nuk e kemi fajin as unë as ti. Më vjen mirë që në komentin tënd nuk më ke nençmuar dhe ofenduar personalisht, prandaj e ndiej nevojën të përgjigjem më gjat dhe publikisht.

Dëshiroj të theksoj se respekti dhe admirimi për ty si ushtar i lirisë, të gjithë luftëtarët dhe për luftën e UÇK-së nuk ka ndryshuar dhe nuk ndryshon kurrë te unë. E kam thënë dhe do ta përsëris sa herë që më ipet rasti “Përulem vetëm para ushtarëve të lirisë, dhe askujt tjetër”. Ata janë pjesë e historisë tonë të lavdishme. Këtë fakt askush nuk mund ta ndryshojë kurrë. Për mua ka shumë rëndësi që ti e din dhe nuk e nënçmon si disa, përkrahjen time të vendosur dhe të sinqertë për UÇK-në, në kohën kur të tjerët në komunitet e quajshin pjellë serbe. Më vjen keq ushtari im, por kur është puna te politikanët, përfshirë edhe ata të cilët kan luftuar, dhe udhëheqja me shtetin tonë të shenjtë nuk mund të përmbahem. Nu mund ta nali veten o burr i dheut, sepse me pështjellimet që kan ndodhë e po ndodhin, është duke u shkelur lufta dhe gjaku i dëshmorëve dhe heronjve të kombit, është duke u rrezikuar ekzistenca e shtetit. Unë e di fare mirë se në “Opozitë ka djem e vajza gra e burra qe kan derdh shum gjak për at vend”, por opozitë i konsideroj vetëm ata që janë duke e bërë politikën opozitare. Më vjen keq që më duhet ta them se ata jan duke shkelur vetë mbi gjakun e derdhur të shokëve. Pastaj, me teorinë time konspirative nuk e kam ofenduar askend, thjeshtë e kam dhënë mendimin tim për një gjë që po flitet në komunitet qe 5 muaj. Thënja e të vërtetës dhe shprehja e mendimeve nuk mund të quhen ofendim. Ekziston informata se me 17 Nëntor, 2024, në një restoran në New Jersey (thuhet se pronar është vëllau i Petrit Selimit), bashkëpuntori i hapur i regjimit serb Richard Grenell është takuar me oligarkë të mëdhenj nga Kosova sponzorë të opozitës, me disa pasanikë nga komuniteti, dhe disa të ashtuquajtur gazetarë të njohur me qëndrime ekstreme kundër KM Albin Kurti. Emrat dihen por unë nuk merrem me ta. Aty jan mbledhur 5-10 milion dollarë për kinse “nxjerrjen e ish-presidentit Thaqi nga burgu në Hagë”. Në fakt aty është diskutuar për ndikim me çdo kusht në Kosovë dhe mërgatë, që KM Kurti të mos lejohet ti fitojë zgjedhjet e 9 Shkurtit. Kjo vazhdon tash me bllokim të mundësisë për ta krijojuar qeverinë. Me deklaratat e tij Grenell i ka shkaktuar dëm demokracisë dhe ndërtimit të shtetit. Me keqardhje më duhet ta them se mundësia që ai ta lirojë z. Thaqi është minimale apo e pamundur. Në të njëjten mënyrë ai po i mashtron serbët se do të jua këthejë Kosovën.

Ka indikacione se Grenell është duke e drejtuar opozitën për të penguar krijimin e qeverisë nga z. Kurti dhe për të krijuar një qeveri nga opozita bashkë me “lista srpska”, për ti zhbërë të gjitha arritjet në Veri dhe për ta këthyer serbinë gradualisht në Kosovë. Unë e kam quajtur ate konspiracion, duke i renditur bashkëmendimtarët, mundësisht bashkëveprimtarët Vuçiq+Grenell+lista srpska+Edi Rama+ shumica e Opozitës ( e ndryshova )+ oligarkët+ Mediat anti-Kurti ( e shtova). Për Millosheviqin+ Putinin+ Kimin nuk ka nevojë se njëri nuk është gjallë e tjerët janë në prapavijë. Unë nuk shoh asnjë arësye normale që në mënyrë të poshtër të bllokohen institucionet. Populli shumicë e ka treguar me votë se e don VV-në më shumë se tjerët . VV është fituese e zgjedhjeve, i ka fituar shumicën e komunave dhe është mirë që mos të pengohet. KM Kurti ka fituar më shumë vota se çdokush tjetër, znj. Haxhiu më shumë se të gjitha femrat. Dhe, edhepse faj ka nga të gjitha anët, fajtorë kryesorë janë ata që nuk votojnë apo votojnë kundër krijimit të institucioneve, pra humbësit e zgjedhjeve. Ata po tentojnë që pas bllokimit të krijojë qeveri me harrna dhe “lista srpska”. Tjerat për mua janë pallavra të kota. Unë nuk kam as ndikim, as të drejtë ta shpalli dikend tradhëtar. Por, kushdo që krijon qeveri me partinë e dëshmuar armiqësore, e cila Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë “lista srpska”, populli dhe historia do ta gjykojnë si TRADHËTAR. Pikë.

Ti ushtari im, nëse dëshiron të më qetsojsh pakë, të lutem ma gjej një deklaratë të cilitdo politikan nga opozita që thotë se nuk do të bëjnë koalicion me “lista srpska”. Ose, thuaju të lutem të deklarohen publikisht: A janë me “lista srpska” apo me popullin e Kosovës? Tregoju të lutem për mundësinë që ta gjejnë veten në murin e turpit të historisë kombëtare.

Si përfundim, unë nuk kam kurrëfarë interesi nga VV as KM Kurti, përveç ta shoh Kosovën mirë. Në këtë moment, në bazë të deklarimeve, fakteve dhe rezultateve, unë e çmoj se ai është duke punuar mirë në interes të shtetit dhe kombit, ndërsa pjesa më e madhe e opozitës është duke punuar keq. Si person plotësisht i pavarur, jam i sigurt që nuk jam gabim dhe shpresoj që opozita të ndryshojë. Për të marrë përkrahjen time dhe të shumë tjerëve si unë, ata duhen të bëhen më të mirë se z. Kurti. Pikë. Nuk ka rrugë tjetër.

Dhe një kërkesë dhe këshillë vëllazërore për tye ushtari im, të lutem hiqe nga postimi fjalën lavire për një motër shqiptare, sepse është ofendim i rëndë dhe nuk të ka hije.

Të përshëndes me shumë respekt!

Agimi

You Might Also Like

Gazimestani i Kosovës është shndërruar në vend të urrejtjes raciste serbomadhe ndaj shqiptarëve ilirian

Rreziqet e zgjuara të politikave radikalizuese

Fatmir Limaj e tha burrërisht: – Kushtetuesja veç e shkroi me ligj!

Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë

Gjykata Kushtetuese ka devijuar, nuk i lejohet të krijon norma juridike

TAGGED: #Agim Aliçkaj
Kosova Times April 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Djali i presidentit Biden deklarohet i pafajshëm për posedim të paligjshëm të armës

Kosova Times Kosova Times October 3, 2023
Vuçiq i kërkoi Orbanit të vërë veton nëse BE vendos të vendosë sanksione për rastin Banjska
Marshi përkujtimor: Ecja treditëshe e një burri për paqe në Bosnje
Ish-këshilltari i Trump zbuloi se si u manipulua nga Putin: Ai e rriti egon e tij përmes lajkave
Osmani kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?