By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthim i fuqishëm në Diell
July 17, 2025
Në pritje të 120 deputetëve në zarf!
July 17, 2025
Rexhepi pas takimit me shefin e EULEX-it: Gjyqësori do të mbrojë pavarësinë
July 17, 2025
Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës zbulohet në Shqipëri
July 17, 2025
Dogana e Kosovës arreston një oficer doganor dhe nje trasportues mallrash
July 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Branislav Krstic dhe BIA: dy deklarata për relativizimin e dy sulmeve terroriste të Serbisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Branislav Krstic dhe BIA: dy deklarata për relativizimin e dy sulmeve terroriste të Serbisë
Opinion

Branislav Krstic dhe BIA: dy deklarata për relativizimin e dy sulmeve terroriste të Serbisë

Kosova Times
Last updated: 2025/05/01 at 3:23 PM
Kosova Times Published May 1, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Gurakuç Kuçi – hulumtues në Institutin Kundër luftës Hibride OCTOPUS

Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) serbe para pak ditësh publikoi një deklaratë në të cilën akuzonte Policinë e Kosovës për shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc, që ndodhi më 29 nëntor 2024. Në të njëjtën linjë, sot, gazetari serb Branislav Krstic deklaroi se vrasja e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, është “dëm kolateral” dhe jo vrasje e drejtpërdrejtë dhe po ashtu sulmi në Banjska është një lloj shfaqje.

Këto dy deklarata, të afërta në kohë dhe në përmbajtje, sugjerojnë një përpjekje për të krijuar një debat të ri publik për rikualifikimin e fakteve, duke devijuar vëmendjen nga karakteri real i sulmit terrorist në Banjskë, ashtu siç synohet edhe me deklaratën për shpërthimin në Ibër-Lepenc.

Deklarata të tilla ngrenë dyshime për një narrativë të koordinuar propagandistike që synon ta paraqesë terrorizmin e organizuar kundër shtetit të Kosovës si incidente të paqëllimta apo të interpretuara gabimisht. Në këtë kontekst, përdorimi i termit “dëm kolateral” për një vrasje të drejtpërdrejtë të një zyrtari policor në një pritë të organizuar nga një grup terrorist është jo vetëm një keqpërdorim semantik, por edhe një përpjekje për të zbutur përgjegjësinë penale dhe politike të autorëve dhe të sponsorëve të këtij akti.

Vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku më 24 shtator 2023 në fshatin Banjskë nuk mund të konsiderohet “dëm kolateral” në asnjë standard të të drejtës ndërkombëtare ose të etikës ushtarake. Ai u vra gjatë një sulmi të mirëorganizuar dhe të qëllimshëm nga një grup i armatosur serb, i cili synonte destabilizimin e veriut të Kosovës dhe sfidimin e sovranitetit të saj. Në këtë rast, sulmi nuk ishte reagim ndaj forcave të rendit, por një ndërhyrje e dhunshme me armë të rënda kundër një patrulle policore që përfaqësonte rendin kushtetues.

Për më tepër, edhe dëmet materiale të shkaktuara gjatë atij sulmi nuk mund të klasifikohen si dëme kolaterale, pasi objekti i sulmit, Policia e Kosovës dhe prania e saj institucionale ishte në shënjestër të drejtpërdrejtë dhe me qëllim të qartë. Dëmet kolaterale, në kuptimin klasik të së drejtës humanitare, janë dëme të paqëllimta mbi civilë apo prona jo-ushtarake gjatë sulmeve legjitime ndaj objektivave të ligjshëm, gjë që nuk vlen për rastin e Banjskës.

Nga ky argumentim, deklarata e Krstic përfaqëson më shumë se një opinion individual. Ajo mund të shihet si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të relativizuar dhe zbehur rëndësinë e një akti terrorist, duke e zhvendosur diskursin nga përgjegjësia e autorëve në drejtim të dyshimit, ekuivokut dhe konfuzionit publik. Këto narracione, sidomos kur vijnë nga figura me qasje në media dhe opinion publik, ngrenë dyshime serioze për funksionin e tyre në formësimin e perceptimeve publike në përputhje me interesat strategjike të Beogradit.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Mark Rutte së fundi i ka kërkuar Serbisë përgjegjësi për Banjskën e Kosova në anën tjetër ka bërë hapa konkret për gjykimin e krimeve të rënda në mungesë, këto si duket janë edhe arsyet që e bënë Kerstic të dalë me deklarata eufemiste dhe Serbia të angazhohet me manipulimin e sulmit terrorist në Ibër Lepenc.

Pa marrë parasysh të gjitha këto angazhime, e vërteta është e zbuluar dhe përgjegjësia dihet mbi kë bie, Serbia është vend i cili strehon terroristët dhe këtë askush nuk mund ta ndryshojë.

You Might Also Like

Në pritje të 120 deputetëve në zarf!

Zgjedhjet janë hapi i fundit ligjor për tejkalimin e krizës parlamentare në Kosovë

Kur politila e loparëve ulet në tavolinën e dialogut për shtetformim, dihet se çfarë e gjen Dardaninë

Zgjedhjet janë hapi i fundit ligjor për tejkalimin e krizës parlamentare në Kosovë

Mërgimi dhe Identiteti kombëtar

TAGGED: #Gurakuç Kuçi
Kosova Times May 1, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Gjermania thjeshton masat për dëbim të të huajve pa leje qëndrimi

Kosova Times Kosova Times January 19, 2024
Peshku turshi, thjerrëzat dhe derri me fat: Çfarë ha bota në minutat e fundit të vitit të vjetër
Shumë politikan, asnjë burrështetas!
Guardian për problemet në Ballkanin Perëndimor: Evropa duhet të bëjë më shumë
Mblidhen dy komisione parlamentare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?