“Policia e Kosovës, përmes drejtorisë kompetente në mbështetje të njësiteve relevante, në koordinim me Prokurorinë, kanë kontrolluar shtëpinë e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë. Si prova materiale janë sekuestruar disa pajisje elektronike, flamuj me mbishkrime Arabe e që përdoren nga Organizata Terroriste. Dy të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lartëcekur dhe pas intervistuar me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.