Dalipi ka thënë se një pjesë e konsiderueshme e individëve që janë intervistuar apo konsultuar për këtë raport janë përfaqësues të organizatave shumë të vogla, që janë mbështetur nga fondet ndërkombëtare.

Sipas tij, Qeveria Kurti është qeveria më e hapur ndaj mediave, “e vetmja që nuk ka shpenzuar miliona për propagandë, që nuk i ka blerë apo heshtur mediat përmes kontratave njëburimore”.

Ndryshe, Kosova e ka shënuar rënien më të madhe në 15 vjetët e fundit në indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, duke u renditur në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete.

Ky është viti i dytë radhazi që Kosova shënon rënie, pasi në vitin 2024 ra nga vendi i 56-të në atë të 75-të.