Përmes një shkrimi në ‘Facebook’, presidentja Osmani ka shkruar se kryeministri Anwar Ibrahim ka organizuar një mikpritje e jashtëzakonshme gjatë drekës zyrtare në kompleksin qeveritar Seri Perdana në Putrajaya.

“Elementet e pasura të kulturës malajziane — nga produktet tradicionale e deri tek vallet plot ngjyra — të ndërthurura mjeshtërisht me tingujt e muzikës së bukur shqipe, e bënë këtë drekë zyrtare edhe më të veçantë. Faleminderit Malajzi!”, ka shkruar Osmani.