“Do të duhej të kishte një zgjidhje nga LVV. Shpresoj të mos shpikin diçka që bie ndesh me rregulloren e punës së Kuvendit ose edhe Kushtetutën e vendit. Kjo nuk i ndihmon as procesit, por vetëm e rëndon edhe më tutje dhe po shiohet që fare pak janë të interesuar që të kalojnë në zgjedhjen e kryetarit dhe konstituimin e Kuvendit dhe ecjen tutje për krijimin e qeverisë së re të Republikës së Kosovës”, tha Zemaj.

Ai tha se votimi i fshehtë do të ishte pjesë e procedurës fillestare ose i hapur siç ka filluar, por sipas tij nuk mund të ndërrohen rregullat e lojës në mes të lojës ose në fund të lojës.

“Kjo është ABC-ja e jetës parlamentare ose e demokracisë. Kjo vetëm e rëndon procesin, por është tregues i qartë për të shpikur ide të reja është për të keqpërdorur ajo që i takon sipas moshës për udhëheqjen e seancës”, shtoi ai.