Përmes një shkrimi në ‘X’, kryeministri Kurti shprehu besimin e tij se dy vendet tona, si aleatë të fortë do të mbeten të përkushtuara për të ndërtuar shoqëri gjithëpërfshirëse dhe dinjitoze.

“Urime të përzemërta kryeministrit Albanese për fitoren e tij të rëndësishme, e cila pasqyron besimin e popullit australian në një qeveri të drejtë dhe progresive. Vendet tona, aleatë të fortë që nga mbështetja e Australisë gjatë luftës sonë për liri, mbeten të përkushtuara së bashku për të ndërtuar shoqëri gjithëpërfshirëse dhe dinjitoze”, ka shkruar Kurti.