Ai tha se e ndien nevojën që edhe njëherë, pas konsultimeve brenda partie, t’i përsërisë qëndrimet që janë ngritur në letrën e kryetarit të LVV-së dërguar atij dhe LDK-së dhe të vlerëson se bashkëpunimi mes këtyre dy subjekteve është i pamundur.

“LDK-ja  siç e dini, në zgjedhjet e 9 shkurtit ka garuar me një program të qartë dhe me qëndrime të qarta sa I takon bashkëpunimit politik. LDK-ja për mungesë besimi dhe duke pasur  parasysh stagnimin 4 vjeçar të vendit,  e kam fjalën për rrezikimin e aleancave strategjike të sigurisë nacionale, rrezikimin seriozë të demokracisë dhe lirisë së shprehjes, atakimin e institucioneve të pavarura kushtetuese mos respektimin e vendimit të këtyre institucioneve dhe mbi të gjitha politarizimin e thellë shoqëror e ka vlerësuar të pa mundur bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje”, tha Abdixhiku.

Abdixhiu tutje shtoi se sot vendi është në krizë të thelle, “krizë të thellë institucional dhe kjo kryesisht për shkak të dështimit të partisë së parë që të krijoi partneritete politike për krijimin e një shumice”.

Sipas tij, zgjidhjen nga kjo bllokadë LDK-ja e konsideron si të domosdoshme të rëndësisë nacionale për republikën e Kosovës.

“Dhe në përputhje me këtë LDK dhe unë si kryetar i sajë propozojmë nisjen e një  procesi të ri politik dhe kjo zgjidhje kërkon edhe përgjithshmëri edhe unitet po mbi të gjitha kërkon dhe vetëdije të lartë politike nacionale në vend”, tha ai.

Abdixhiku tha se në përputhshmëri me këtë LDK propozon nisjen e këtij procesi fillimisht konsultativ me të gjitha partitë politike shqiptare me qëllim formimin e qeverisë nacionale te tranzicionit.

“Pra LDK po kërkon unitet gjithëshqiptar në këtë periudhë dhe formimin  e qeverisë nacionale të tranzicionit. Një qeveri me afat të caktuar deri në zgjedhjen e presidentit të ri pra program, agjendë të qartë shtetare të politikës se brendshme dhe të jashtme pa dallim dhe mbi të gjitha krijimin e një atmosfere që edhe e emancipon skenën politike por edhe e edukon skenën politike dhe e shëron polarizimin e tanishëm. Për këtë si kryetar i LDK-së jam i gatshëm të takohem me të gjitha partitë politike shqiptare, të ndihmoj në këtë proces dhe e ftoj edhe zotin Kurti, siç i ftoj të gjithë liderët tjerë politik të cilët i kam njoftuar tash më për këtë iniciativë, për një takim të radhës kurdo që ata e shohin të arsyeshme”, tha Abdixhiku.