“Kemi biseduar me kryetarin Abdigjiku edhe për këto zhvillimet në Kuvend, ngërçin që ka mbetur. Disa herë e kemi trajtuar këtë çështje, por biseduam edhe për këtë propozimin për konsulta. Kuptohet, i kemi disa ndryshime ose dallime në qëndrim, por nuk bën me i mbyll dyert për iniciativa, sepse çdo iniciativë e ka dobinë e vet. Ne mbesim në qëndrimin që ta ndihmojmë – unë dhe Aleanca ndihmojmë qeverinë e opozitës. Ky është opsioni im, por jemi të hapur për konsulta,” tha Haradinaj.

“Ne nuk po bisedojmë për shumë zhvillime në vend. Siç e dimë, nuk ka rritje të rrogave në vend për kohë të gjatë, ka rritje të çmimit të energjisë. Kemi vështirësi që prodhuesit vendorë kanë shumë probleme për shkak të rritjes së çmimit të energjisë. Janë akumuluar shumë tema, shumë probleme në vend, dhe është shumë e dhimbshme se krejt jeta jonë është e orientuar te këto diskutimet kush çka boni. Nëse vërtetë është kështu, atëherë më mirë është të shkojmë në zgjedhje,” tha Haradinaj.