Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i shoqëruar edhe nga Zonja e Parë, Armanda Begaj kanë votuar sot pranë Qendrës së Votimit në shkollën “Kongresi i Lushnjes” në kryeqytet.
“Një proces i qetë. Proceset zgjedhore janë të rëndësishme për qytetarët, vendin dhe demokracinë. Kjo ditë e sotshmja ka një rëndësi të veçantë pasi kemi hapur negociatat për anëtarësim në BE. Për herë të parë voton diaspora dhe zgjedhjet duhet të plotësojnë standardet më të mira. Kjo ditë e sotshmja mendoj se duhet të jetë një ditë e gëzuar dhe ditë feste ku qytetarët duhet të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa presion, me përgjegjshmëri që zëri i tyre të dëgjohet. Po kështu duhet të jetë edhe procesi i administrimit dhe i numërimit. Administratorët zgjedhorë e kanë për detyrim ligjor që t’i përgjigjen kërkesave të qytetarëve shqiptarë”, tha Presidenti Begaj.