Sot, në ditën e zgjedhjeve, anëtarë dhe zyrtarë të KQZ-së po qëndrojnë në qendra votimi në zona të ndryshme zgjedhore për të përcjellur nga afër organizimin e këtij procesi zgjedhor.

Gjatë këtij vëzhgimi, vëmendje më e madhe do t’i kushtohet votimit të pjesshëm elektronik në disa qendra votimi dhe numërimit të votave që zhvillohet në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor.

Para ditës së zgjedhjeve, zyrtarët e KQZ-së u njoftuan edhe për aspekte tjera të procesit zgjedhor, siç është organizimi për herë të parë i votimit jashtë vendit për shtetasit e Republikës së Shqipërisë.