Osmani në një postim në Facebook, thotë se miqësia me Austrinë mbetet një shtyllë e fortë e rrugëtimit tonë evropian.

“Para ceremonisë përkujtimore, patëm një diskutim të sinqertë e përmbajtësor për miqësinë tonë të qëndrueshme e përkrahjen e çmuar të Austrisë në çdo etapë të shtetndërtimit të Kosovës”, shkruan Osmani.

Presidentja shtoi se Kosova është e përkushtuar për procesin e integrimit euro-atlantik, e në këtë rrugëtim” është e bekuar të ketë në krah miq sikurse Austria”.