By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 30 janar 2026
January 30, 2026
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane
January 29, 2026
Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit
January 29, 2026
MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gërxhaliu: 50% e Fitimit Neto të Bankave Komerciale të investohet në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Gërxhaliu: 50% e Fitimit Neto të Bankave Komerciale të investohet në Kosovë
Opinion

Gërxhaliu: 50% e Fitimit Neto të Bankave Komerciale të investohet në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2025/05/12 at 10:05 AM
Kosova Times Published May 12, 2025
Share
SHARE

Nga Safet Gerxhaliu

Në vend të pritjes për mrekulli ekonomike nga jashtë, ne duhet të ndërtojmë të ardhmen tonë përmes kapitalit të brendshëm, dhe bankat kanë mundësinë dhe përgjegjësinë për të qenë partnerë strategjikë në këtë rrugëtim. Koha për një qasje të re strategjike për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm në Republikën e Kosovës është tani. Në një realitet ekonomik sfidues si ai i Kosovës, ku papunësia e të rinjve mbetet alarmante, ku sektori privat kërkon mbështetje konkrete dhe ku zhvillimi ekonomik shpesh ka mbetur peng i retorikave politike, është koha për një qasje të re. Një nga hapësirat më të mëdha për veprim është sektori bankar, i cili ka dëshmuar stabilitet, efikasitet, por edhe përfitime të mëdha në një ambient ku mungojnë sfidat serioze konkurruese dhe ku siguria ligjore është relativisht e qëndrueshme për operim. Në katër vitet e fundit, fitimet neto të bankave në Kosovë kanë ndjekur një trajektore të fortë rritjeje: •2021: 117.5 milionë euro •2022: 140.3 milionë euro •2023: 155.3 milionë euro •2024: 182.1 milionë euro Pra, në një periudhë katërvjeçare, bankat kanë realizuar mbi 595 milionë euro fitim neto, dhe kjo në një vend me pak mbi 1.7 milionë banorë dhe me sfida të mëdha në zhvillim të qëndrueshëm. Për më tepër, është e rëndësishme të theksohet se dividenda në Kosovë nuk tatohet, gjë që e bën këtë fitim tërësisht të pastër dhe të transferueshëm jashtë vendit pa barrë tatimore. Kjo e bën Kosovën një parajsë të heshtur për kapitalin bankar, por një ambient të varfëruar për zhvillimin e brendshëm të ekonomisë. Duke marrë parasysh rrethanat e mësipërme, propozimi që 50% e fitimit neto të bankave të investohet në mënyrë të strukturuar në Kosovë nuk është vetëm kërkesë morale, por domosdoshmëri strategjike. Kjo nuk është një formë takse e re, por një ftesë për partneritet për zhvillim dhe rishpërndarje të drejtë të përfitimeve në shërbim të të gjithëve. Nëse do të investoheshin qoftë edhe 90 milionë euro në vit në zhvillimin e vendit, rezultatet do të ishin të shumëfishta: rritje e konsumit, ulje e papunësisë, rritje e kredibilitetit të sistemit bankar dhe përmirësim i ndjeshëm i ambientit për investime të reja. Është e qartë se sektori bankar nuk mund të jetë vetëm përfitues pasiv në një ekonomi me nevoja të mëdha. Bankat duhet të jenë katalizatorë të zhvillimit dhe jo vetëm kolektorë të kapitalit. Qytetarët e Kosovës, përmes kursimeve të tyre, janë gjeneratorët realë të depozitave dhe fuqisë së kredive. Është koha që edhe një pjesë e ndjeshme e fitimit të kthehet aty ku është gjeneruar në Kosovë.

You Might Also Like

Makthi Strategjik i Evropës: I bllokuar midis Trumpit, Putinit dhe luftës që nuk mund ta përfundojë

Ja deri ku është i gatshëm të shkojë monstrumi Aleksandër Vuçiq për t’a luajtur lojën dhe mbetur në pushtet

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

Kosova Times May 12, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mbi 56 mijë aplikime për votim nga jashtë, KQZ aprovon 46 mijë

Kosova Times Kosova Times August 31, 2025
Çfarë do të thotë për Ukrainën adresimi vjetor i shefes së BE-së?
IKD: Vendimi për shkarkimin e Kelmendit, arbitrar dhe i paligjshëm
74 të dënuar në gjykimet për krime lufte, 40 nga UÇK, 34 nga forcat serbe
Pse studentët ndërkombëtarë zgjedhin universitetet amerikane?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?