By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
OPINION: Çfarë të bëjmë me Ficon dhe Vuçiçin në Moskë
May 15, 2025
Për çfarë bëhet fjalë në luftën e Putinit kundër Ukrainës, çfarë qëllimesh ndjek ai dhe pse nuk do të ketë marrëveshje?
May 15, 2025
Media shtetërore urdhërohet të përgatisë rusët për dështimin e bisedimeve të Stambollit dhe sanksionet e reja
May 15, 2025
Putini mori kontrollin personal të Akademisë Ruse të Shkencave
May 15, 2025
Putin shkarkon shefin e forcave tokësore
May 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën kundër administrimit të drejtësisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën kundër administrimit të drejtësisë
Lajme

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën kundër administrimit të drejtësisë

Kosova Times
Last updated: 2025/05/13 at 9:36 PM
Kosova Times Published May 13, 2025
Share
SHARE

Ish-Presidenti Hashim Thaçi përmes mbrojtjes së tij të kryesuar nga avokatja Sophie Menegon ka parashtruar ankesë në Gjykatën Speciale në Hagë me arsyetimin se aktakuza ndaj tij për pengim të drejtësisë është e mangët dhe ka paqartësi.

 

Sipas parashtrimit të 8 majit 2025, pika 1 dhe 3 e aktakuzës e ngarkon Thaçin me tentim për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare si veprime të përbashkëta të një grupi, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Lidhur me këtë pikë, në parashtrimin e saj mbrojtja thotë se aktakuza është paqartë dhe nuk përmban detaje për faktet dhe materialet e pretenduara nga ZPS-ja.

Në parashtrim theksohet se sipas aktakuzës, kjo vepër thuhet se është kryer duke iu referuar të paktën ndaj një personi zyrar i cili ka qenë duke i kryer detyrat zyrtare.

Sipas mbrojtjes, neni 401 (2) parasheh pengimin e një zyrtari dhe nuk i referohet pengimit të një institucioni publik siç është ZPS-ja ose DhSK-ja.

“Në rastet e vendosura nga gjykatat e Kosovës që përfshijnë nenin 401 (ose dy veprat penale të ngjashme përpara këtij neni), identifikohet një zyrtar individual që është penguar në kryerjen e një detyre. Pikërisht ky person zyrtar është viktima e veprës penale”, thuhet në parashtrimin e mbrojtjes.

Mbrojtja thotë se aktakuza nuk jep askund identitetin e personit ose personave zyrtarë që pretendohet se Thaçi ka tentuar që t’i pengojë në përmbushjen e detyrave të tyre zyrtare.

“Aktakuza thjesht pretendon se këta persona ishin “një gjyqtar, një prokuror, një zyrtar i gjykatës, zyrtar i prokurorisë ose një person i autorizuar nga gjykata dhe prokuroria”. Ky është thjesht një referim ndaj disa prej kategorive të viktimave që krijojnë një formë të rënduar të veprës penale sipas nenit 401 (5). Me fjalë të tjera, ZPS ka paraqitur vetëm elementët e neneve 401 (2) dhe (5). Nuk ka paraqitur asnjë fakt”, thuhet në parashtrim.

Po ashtu, sipas mbrojtjes, identiteti i zyrtarëve publikë duhet të jetë fakt material dhe nëse ata nuk e dinë se cilin ose cilët zyrtarë pretendohet se i ka penguar Thaçi atëherë s’mund t’i përgjigjen akuzës.

Ata thonë që jo veç që ZPS-ja ka dështuar që të specifikojë se cilët zyrtarë janë penguar dhe se cili ka qenë funksioni i tyre, por, sipas mbrojtjes, aktakuza nuk përmban asnjë detaj në lidhje me detyrat zyrtare të personave që pretendohet që janë penguar nga Thaçi.

Veç kësaj, mbrojtja thotë se sipas aktakuzës veprat penale kanë të bëjnë me procedurat zyrtare të DhSK-së dhe ZPS-së dhe se nga kjo nxirret përfundimi se zyrtarët janë nga këto dy institucione.

“Megjithatë, përtej kësaj, aktakuza nuk jep detaje. Lista e përmendur në paragrafin 23 të aktakuzës është mjaft e gjerë për të përfshirë çdo gjyqtar të DhSK-së, çdo prokuror të ZPS-së, çdo anëtar të stafit të ZPS-së dhe çdo anëtar të stafit të KSK-së (përfshirë Regjistrin ose Dhomat)”, thuhet në parashtrim.

Mbrojtja thotë se aktakuza nuk përmban detaje as në lidhje me pengimin e zyrtarëve që pretendohet se është tentuar të bëhet nga Thaçi.

“Ajo thjesht thotë se i akuzuari “bashkërendoi për të ndikuar dëshmitarët” por nuk shpjegon se si ndikimi ndaj dëshmitarëve do të kishte shkaktuar pengimin e një zyrtari publik. Në vendimet e mëparshme të DhSK-së, “pengim” është interpretuar të nënkuptojë “parandalim, pengim, vështirësim ose vonesë e lëvizjes, kalimit ose përparimit të diçkaje”. Mbrojtja rezervon qëndrimin e saj në lidhje me saktësinë e këtij interpretimi, i cili është një çështje që do të diskutohet në gjykim. Megjithatë, aktakuza nuk shpjegon se si ZPS pretendon se një plan për të kontaktuar dëshmitarët dhe për të “ndikuar” tek ta do të “parandalonte, pengonte, vështirësonte apo vononte” zyrtarët e DhSK-së apo ZPS-së në përmbushjen e detyrave të tyre”, thuhet tutje.

Veç kësaj, mbrojtja pretendon se aktakuza nuk përmban detaje në lidhje me pretendimet për veprimet si një grup i përbashkët për të penguar punën e zyrtarëve.

Sipas tyre, aktakuza identifikon tri grupe që pretendohet që kanë qenë të përfshira në kryerjen e krimit por që nuk shpjegon se cila ishte sjellja e Thaçit apo të tre grupeve që të përcaktohet si ‘veprim i përbashkët’.

Krejt në fund, mbrojtja thotë se aktakuza nuk i siguron Thaçit informacionin minimal të nevojshëm që ai të kuptojë dhe t’i përgjigjet akuzave për pengimin e personave zyrtarë, të cilat akuza janë ngritur ndaj tij.

Sipas mbrojtjes, këto akuza janë të mangëta dhe kërkon nga gjyqtarja e procedurës paraprake që të urdhërojë ZPS-në që ta ndryshojë aktakuzën në përputhje me mangësitë e identifikuara.

Megjithatë, në rast që ZPS-ja nuk mund ta bëjë këtë, mbrojtja sugjeron si alternativë t’i hiqen Thaçit akuzat për pengim të personave zyrtarë.

Ndryshe, më 14 prill 2025, gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot, ka ndryshuar vendimin e saj të mëparshëm për konformimin e aktakuzës, kështu duke konfirmuar formën e përgjegjësisë penale për Thaçin që bie në bazë të nenit 32 (3) të KPRK-së që ka të bëjë për shtytje në kryerjen e veprës penale të “Pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare”, në bazë të nenit 401 (3) dhe (5) të KPK-së. Ky vendim kishte ardhur pasi Apeli ka aprovuar pjesërisht ankesën e Prokurorisë ndaj vendimit për konfirmimin e aktakuzës në rastin ndaj  Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilat, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, ku është shtuar një formë e përgjegjësisë penale ndaj Thaçit në rastin kundër administrimit të drejtësisë.

Nga katër pika të ankesës së ZPS-së, u pranua vetëm ajo që kishte të bënte me përgjegjësinë e Thaçit për nxitjen e Kilajt, Smakajt dhe Fazliut për të kryer veprën penale të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Ndryshe, në këtë rast Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK, më 6 dhjetor 2024 në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.

Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DhSK-së.

Kurse, Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake për paraqitjen e parë, e cila u mbajt me 9 dhjetor.

Sipas aktakuzës, Thaçi individualisht dhe përmes veprimeve të përbashkëta me grupet; Grupi Fazliu (Fadil Fazliu dhe Fahri Fazliu), Grupin Smakaj (Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami) si dhe Grupin Kilaj (Isni Kilaj dhe VllaznimKryeziu), kanë ndjekur një model të sjelljes për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se Thaçi ka udhëhequr dhe marrë pjesë në këto përpjekje përmes vizitave të tij në objektet e paraburgimit gjatë kohës sa ishte i paraburgosur në kuadër të gjykimit të tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aty thuhet se anëtarët e Grupit Fazliu, Grupit Smakaj dhe Grupit Kilaj u koordinuan për të ndikuar në dëshmitarët e ZPS-së gjatë vizitave jo të privilegjuara të datave 2 korrik, 9 shtator dhe 6 tetor 2023.

Si rrjedhojë, ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Ndërsa, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës. Kurse, Kuçi i ka dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës. /BetimipërDrejtësi

You Might Also Like

Mosheqja e mbeturinave, pasojë e inateve politike

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

Mbrojtja e Shalës apelon vendimin për dënim

Telekomi i Kosovës paralajmëron padi ndaj përmbaruesit privat

LDK fton partitë politike për mbështetje të qeverisë gjithëpërfshirëse

Kosova Times May 13, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Koraq: Vetëm ankesa, ankesa pa ide politike – Vuçiq zgjodhi sërish përballjen me Perëndimin për Kosovën

Kosova Times Kosova Times April 21, 2023
Presidenti bullgar pritet me ceremoni nga presidentja Osmani
Mijëra njerëz në rrugët e Stambollit, policia përleshet me demonstruesit: “Nuk do të përkulemi kurrë”
Një nënstacion mori flakë në Novorossiysk – 26 mijë banorë pa energji elektrike
Himni i Kosovës intonohet në palestrën ‘Serbia’ në Sarajevën Lindore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?