By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si po i përgjigjet industria e mikpritjes transformimit të turizmit në Arabinë Saudite
January 31, 2026
E shijshme! Recetë për supë pule të bërë në shtëpi që lufton gripin dhe ftohjet
January 31, 2026
Copa toni nga një konservë: 5 ide për pjata të shijshme që nuk do t’ju marrin shumë kohë
January 31, 2026
“IA na ka bllokuar në majë të malit”: Këshilla të rrezikshme të IA-së që mund t’ju prishin udhëtimin
January 31, 2026
Horoskopi ditor për të shtunën, 31 janar
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Costa: Masat ndaj Kosovës janë të lidhura me de-eskalimin në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Costa: Masat ndaj Kosovës janë të lidhura me de-eskalimin në veri
Ballina 1Lajme

Costa: Masat ndaj Kosovës janë të lidhura me de-eskalimin në veri

Kosova Times
Last updated: 2025/05/14 at 7:46 PM
Kosova Times Published May 14, 2025
Share
SHARE

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në konferencën e përbashkët me presidenten Vjosa Osmani ka ndërlidhur masat sanksionuese ndaj Kosovës me shtensionimin e situatës në veri të vendit.

 

“Këto masa janë të lidhura me nevojën për të deskaluar tensionet në rajon dhe në veri të vendit. Dëshiroj që sa më shpejt të arrihet shtensionimi dhe të mund të ecim përpara drejt heqjes së këtyre masave”, u shpreh Costa, teksa presidentja Osmani paraprakisht bëri thirrje për heqjen e tyre duke i quajtur padrejtësi.

Costa: Vendi i Kosovës është në familjen e Bashkimit Evropian

Costa, më tej, duke folur për anëtarësimin e Kosovës në familjen evropiane, theksoi se ky proces kalon nëpër normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në dobi të qytetarëve dhe ky proces është jetik për rrugëtimin tuaj drejt Bashkimit Evropian”, tha Costa.

Ai e quajti anëtarësimin në Bashkimin Evropian si proces që do të sjellë përfitime të konsiderueshme për qytetarët, dhe si investim në paqe dhe stabilitet.

“Vendi i Kosovës është në familjen e Bashkimit Evropian, por kjo kërkon gjithashtu që ju të përmbushni angazhimet tuaja. Me përfaqësuesin e ri të posaçëm të Bashkimit Evropian, z. Peter Sorensen, të emëruar këtë vit, është koha të shfrytëzohet kjo mundësi dhe të ecet përpara. Keni punuar shumë për të forcuar demokracinë tuaj gjatë viteve të fundit dhe jam i bindur se do të vazhdoni në të njëjtin drejtim. Kjo gjithashtu përfshin ndërtimin e konsensusit ndërmjet forcave të ndryshme politike”, dha mesazh ai nga Prishtina.

Costa gjithashtu bëri thirrje për zbatimin e agjendës së reformave në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke thënë se Kosova kështu mund të përfitojë në mënyrë të plotë.

You Might Also Like

Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik

Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët

Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare

Gjykata Komerciale rrëzon aktgjykimin për NPB-në, lënda kthehet në rigjykim

Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit për dhunimin e një të miture

Kosova Times May 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Avdyli: Pa na njohur Serbia si shtet, nuk do të flitet për Asociacion

Kosova Times Kosova Times October 25, 2024
Vajza e ish-kryeministrit zgjidhet liderja më e re e Tajlandës
Në fund të mandatit të tij, Biden vendosi sanksione të reja kundër Rusisë
Trupi gjykues i Speciales i bën thirrje mbrojtjes t`i shmangë vonesat
Horoskopi ditor për 9 maj 2024!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?