By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 31 tetor
October 31, 2025
Evropa përgatit një goditje të rëndë për Vuçiçin: Raporti më i keq për Serbinë deri më tani
October 31, 2025
Babai i Muskut: Do të doja të merrja një pasaportë ruse
October 31, 2025
Takime sekrete dhe këndimi i një “versioni nazist” të himnit gjerman: Si gjeti AfD partnerë në Uashington
October 30, 2025
Arrestohet në Prishtinë i dënuari për posedim të narkotikëve
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Presidentja Vjosa Osmani po e mban gjallë imazhin e politikës shqiptare!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Presidentja Vjosa Osmani po e mban gjallë imazhin e politikës shqiptare!
Opinion

Presidentja Vjosa Osmani po e mban gjallë imazhin e politikës shqiptare!

Kosova Times
Last updated: 2025/05/15 at 12:12 PM
Kosova Times Published May 15, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Ismail MUÇIQI

Derisa pothuajse në të gjitha trojet Shqiptare politika ka rënë për tokë për shkak të përçarjeve dhe luftës për pushtet, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po tregon lidership të vërtetë duke e përfaqësuar me dinjitet Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare diplomatike. Mund të thuhet lirisht se ajo është figura më e ndritshme dhe më e pranueshme, e cila po përfaqëson jo vetëm popullin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë, por edhe një personalitet politik, intelektual e diplomatik që, përmes autoritetit të saj, po merr mirënjohje dhe dekorata nga institucione dhe shtete të ndryshme demokratike. Vjosa Osmani është një ndër kuadrot më të përgatitura në të gjitha aspektet e lidershipit, dhe autoriteti i saj është në vazhdimësi në ngritje e sipër. Mjerisht, ne Shqiptarët, gjatë historisë, rrallëherë kemi ditur apo dashur t’i çmojmë, vlerësojmë dhe respektojmë figurat politike, intelektuale e kombëtare, derisa janë gjallë. Polarizimi i skenës politike në Kosovë, për interesa të ngushta partiake, ku zgjedhja e presidentit apo presidentes së ardhshme shihet si rezultat i pazareve politike, është mendim i ulët dhe i dëmshëm për shtetin. Po të kishte fare moral dhe dinjitet në politikën Kosovare, Vjosa Osmani do të ishte figura më e pakontestueshme dhe më e përgatitur për t’u rizgjedhur Presidente e Republikës së Kosovës. Mendoj se, që nga shpallja e pavarësisë, në Kosovë kanë mbetur të pareformuara dy çështje themelore të funksionimit të shtetit. Koha ka treguar se Republika e Kosovës ka nevojë urgjente për një ligj të ri, i cili do të mundësonte që Presidenti apo Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli, e jo përmes pazareve dhe kompromiseve të partive politike. Kjo do të ishte mënyra më demokratike dhe më normale për një shtet modern. Gjithashtu, duhet theksuar se proceset politike dhe funksionimi i institucioneve të shtetit kanë nxjerrë në pah edhe pengesa që burojnë nga vetë Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e cila ka nevojë për ndryshime dhe harmonizim me kërkesat e kohës. Vetë fakti i bllokimit të zgjedhjes së Kryetarit të Parlamentit tregon se disa nene të Kushtetutës po shkaktojnë paqartësi dhe konfuzion në procesin e konstituivit të institucioneve shtetërore. Në fund, nëse partitë politike në Kosovë vazhdojnë me obstruksione, hile dhe bllokada për interesa të ngushta, është më se e nevojshme që të formohet një lëvizje politike qytetare, e cila në mënyrë të pavarur, përmes nënshkrimeve të qytetarëve, të kandidojë sërish Vjosa Osmanin për Presidente të Republikës së Kosovës. Jam i bindur se qytetarët ndajnë të njëjtin mendim për figurën e zonjës Vjosa Osmani — një personalitet me të cilin mund të krenohet jo vetëm populli i Kosovës, por të gjithë Shqiptarët, kudo që jetojnë.

You Might Also Like

Në balotazh le të votojmë vetëm për njerëzit e punës, jo për ngjyrat partiake

“Shkretëtira e ndjeshmërisë”

Teknologji e keqe: Ndjekja e Rusisë për një raketë bërthamore të Ditës së Gjykimit

Treni që nuk ndalet nga zhurma!

Pika e verbër e Evropës: Mediat sociale janë një kërcënim strategjik

TAGGED: #Ismail Muçiqi
Kosova Times May 15, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Policia: Janë kontrolluar 36 lokacione, u sekuestruan armë e fishekë

Kosova Times Kosova Times October 11, 2024
Axhenda nderkombetare
Mjekët holandezë bashkëpunim me QKUK-në për trajtimin e fëmijëve me kancer
Trupi i një britaniku është gjetur në një apartament në Beograd, tmerrohet pronari
SHBA vendos sanksione ndaj gjashtë biznesmenëve iranianë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?