By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve
May 16, 2025
Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE
May 16, 2025
Spiuni brenda ushtrisë së Ukrainës dyshohet se ka ndihmuar bombardimet ruse
May 16, 2025
Kurti takon Papandreoun, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit bilateral
May 16, 2025
Burri që goditi me thikë Salman Rushdie dënohet me 25 vjet bur
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Liderët e Ballkanit dhe Evropës: Së bashku në rendin e ri botëror
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Liderët e Ballkanit dhe Evropës: Së bashku në rendin e ri botëror
Ballina 1Lajme

Liderët e Ballkanit dhe Evropës: Së bashku në rendin e ri botëror

Kosova Times
Last updated: 2025/05/16 at 5:01 PM
Kosova Times Published May 16, 2025
Share
SHARE

Krerët e 47 shteteve dhe qeverive, si dhe të institucioneve të BE-së, nisën të premten seancën e parë plenare të Samitit të Gjashtë të Komunitetit Politik Europian (KPE).

 

Në fjalët e para të rastit, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, si mikpritës të takimit, e përqendruan diskutimin e tyre te siguria e Evropës, mbështetja për Ukrainën, mbrojtja e demokracisë dhe nismat e përbashkëta ndaj kërcënimeve të ndryshme që përball kontinenti.

Tema e takimit në Tiranë është “Europa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – aksion i përbashkët”.

Meloni: Ballkani Perëndimor duhet të ketë një perspektivë të qartë për integrimin në BE

Nga seanca e parë plenare të Samtit të Komunitetit Politik Europian, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni tha se Shqipëria është Evropë. Ajo theksoi se nuk mund të ketë një Europë të rindërtuar pa Ballkanin Perëndimorë. Kryeministrja italiane shtoi se rajoni ka nevojë për një perspektivë të qartë për integrimin në bashkësinë europaine.

“Identiteti europian i Shqipërisë është histori, edhe përpara gjeografisë. Shqipëria është Europë, pavarësisht nëse je pjesë e një organizate të caktuar apo jo. E megjithatë, BE është sot ajo që unë do të doja ta quaja dëshira e ribashkimit të familjes së bashkuar europiane, ku të gjithë janë pjesë e një të vetme, popuj që kanë luftuar njëri-tjetrin në shekuj, sot janë një popull i vetëm. Ne po ndërmarrim një hap përpara ribashkimit. Nëse duam të rindërtojmë një Europë të re në një botë të re, nuk mund ta bëjmë atë pa Ballkanin Perëndimorë. Italia është e angazhuar në Bruksel për qasjen strategjike të Brukselit në Ballkanin Perëndimorë. Këto vende duhet të kenë një perspektivë të qartë për integrimin në BE”, u shpreh ajo.

Erdogan: BE të bashkojë forcat me aleatët jashtë unionit për sigurinë dhe mbrojtjen

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në fjalimin e tij gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë theksoi nevojën për një Evropë të bashkuar dhe gjithëpërfshirëse për mbrojtjen dhe sigurinë. Ai kërkoi që Bashkimi Evropian të forcojë bashkëpunimin edhe me vendet që nuk janë pjesë e unionit.

“Jemi mbledhur të diskutojmë një vizion të ri që do të ripërcaktojë kontinentin tonë dhe është e rëndësishme që ne të veprojmë të bashkuar. Për të tejkaluar krizën e besimit në arenën ndërkombëtare duhet krijuar në arkitekturë e drejtë dhe gjithëpërfshirëse globale. Duhet të nis fillimisht në shtëpinë tonë, në kontinentin evropian, ku ka një potenciale të jashtëzakonshëm për bashkëpunim në mbrojtje, energji, korridoret e transportit, tregjet digjitale dhe lëndët minerale kritike. Janë shumë fusha ku mund të bashkëpunojmë. Në këtë kohë kritike kur diskutojmë të ardhmen e sigurisë evropiane, përpjekjet e BE për të zhvilluar industrinë e saj të mbrojtjes janë të dobishme. Këto përpjekje duhet të përfshijnë edhe aleatët që nuk janë pjesë e BE-së. Me këtë lloj ideje do të ishte në interes më të mirë të sigurisë evropiane. Për çështje jetike si mbajtja dhe siguria nëse përçaheni bëheni më të dobët dhe bashke jemi më të fortë”, tha Erdogan.

Zelensky në Tiranë: Sanksione ndaj Rusisë në sektorin energjetik, Putin t’i japë fund luftës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ishte i qartë dhe i prerë teksa deklaroi para liderëve europianë se lufta e Rusisë në Ukrainë duhet të marrë fund. Në fjalën e tij në seancën plenare, ai u shpreh se dërgimi i delegacionit të nivelit të ulët nga ana e Rusisë në Stamboll për bisedimet me delegacionin ukrainas nuk tregoi tjetër veçse frikën e presidentit Vladimir Putin dhe mungesën e dëshirës e gatishmërisë për t’i dhënë fund luftës.

“Kjo luftë e Rusisë ndaj Ukrainës duhet të përfundojë sa më shpejt dhe në mënyrë të drejtë. Ukraina ka nevojë për paqe dhe paqja në Europë varet nga fakti nëse Ukrainë do e marrë atë. Këtë javë ne patëm mundësinë për të ndërmarrë nëse do ishte e mundur, disa hapa për të mbyllur luftën, nëse Putin s’do kishte frikë të vinte në Turqi. Isha i gatshëm për një takim të drejtpërdrejtë me Putin, dhe jo thjesht për një takim, por për të zgjidhur çështjet e rëndësishme. Delegacioni rus ishte i një niveli shumë të ulët dhe s’mund të merrnin vendime në Rusi,” tha Zelensky.

Macron: Të luftojmë së bashku të gjitha kërcënimet që na vijnë nga jashtë

Për më shumë bashkërendim ka bërë thirrje presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në fjalën e tij në seancën e parë plenare të Samitit të gjashtë të Komunitetit Europian. Presidenti francez tha se kontinenti europian rrezikohet nga kërcënime që vijnë nga jashtë, të cilat mund t’i luftojë nëse bëhen shtetet bëhen bashkë. Ai theksoi se duhet një bashkëpunim edhe në luftën kundër trafikimit, korrupsionit dhe pastrimit të parave.

“Europa ka shumë më rëndësi sot sa i takon sigurisë sonë. Do të doja të ndërtonim një koalicion shtetesh, organizatash ndërkombëtare për të luftuar trafikun edhe në porte e lumenj, pastrimin e parave dhe korrupsionin dhe për të forcuar programet e parandalimit. I gjithë ky trafikim është i ndërlidhur, ndaj na duhet bashkëpunim konkret për këto çështje. Pika e tretë kemi të bëjmë me sigurinë tonë demokratike. Mund ta kuptojmë nga zgjedhjet, të fundit Rumania dhe Moldavia, ka kërcënime që po minojnë demokracitë tona, ka ndërhyrje të huaja konstante dhe këto po minojnë demokracitë tona. Ne kemi nisur një nismë dhe kemi vendosur pikë kontakti për të rritur bashkëpunimin tonë, por duhet të bëjmë më shumë që të mbrojmë infrastrukturën kritike nga sulmet kibernetike”, tha Macron.

Costa: Paqja po minohet çdo ditë, Evropa duhet të jetë e bashkuar në rendin e ri botëror

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në hapjen e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, me temën “Një Evropë e re, në një botë të re”, theksoi rëndësinë e unitetit evropian përballë sfidave globale që po cenojnë rendin dhe paqen ndërkombëtare. Costa tha se rendi ndërkombëtar po minohet çdo ditë, ndërsa theksoi se agresioni rus në Ukrainë dhe tragjedia në Gaza janë shembuj të dhunimit të parimeve të sovranitetit dhe të drejtës ndërkombëtare.

“Cili është roli i Evropës në këtë botë të re? Ne ndërtuam një rend të ri botëror të bazuar tek e drejta ndërkombëtare dhe bashkëpunimi ndërkombëtar dhe tregtar. Ky rend botëror i bazuar te rregullat po minohet nga shumë palë. Agresioni rus solli luftën e madhe sërish në kontinentin evropian. Situata në Gaza është një tragjedi humanitare. Njerëzit po luftohen me forcë të zhdrejtë. Ne e dimë që siguria e Ukrainës është siguria jonë. Evropa duhet të investojë më shumë të mbrojtja pasi ne kemi mësuar se paqja pa mbrojte është iluzion. Të mbrojmë rendin shumëpalësh duke qenë një shtyllë e fortë e OKB.

BE është gati të luajë këtë rol të plotë në këtë Evropë të re në këtë botë të re. BE do të jetë një partner i besueshme për integrimin, sigurinë, energjinë, për mbrojtjen për klimën. Duhet përdorur ky motivim për të ardhmen e fëmijëve dhe të punojnë të gjithë së bashku si evropianë”, tha Costa.

Rama çel seancën e parë plenare: Evropa e pranishme më shumë se kurrë

Mesazhe bashkimi dhe paqeje ka dhënë kryeministri Edi Rama në fjalën hapëse të seancës plenare të Samitit të 6-të të Komunitetit Politik Europian. Ndërsa e konsideroi rrugëtimin e Shqipërisë për të hyrë në Bashkimin Europian si një kthim në shtëpi, Rama theksoi se ka ardhur koha për një vizion të ri. Ndërkaq, ndalur dhe te një prej temave kyçe të samitit, lufta në Ukrainë, kryeministri Rama dha mesazhin e paqes së përhershme, duke u shprehur se Europa mbetet terreni më pjellor për të shndërruar rrjedhat e zymta të historisë në rrugë të shndritshme për të ardhmen.

“Ëndrra e paqes së përhershme është zëvendësuar nga makthi i luftës së përhershme. E ka ndjesi të prekshme sikur mungon fryma ndërkohë që përballemi me forca që kërcënojnë themelet e Europës. Nuk ka moment më të mirë për të na kujtuar se me të drejtë kemi menduar për Europën e qëndresës, mbrojtjes e të kapaciteteve të reja ushtarake.

Këtu në Ballkan i kemi mbijetuar luftës, bombave, shkatërrimit e rrënimit. E kemi mësuar se paqja nuk ka konkurrent. Prandaj shpresa në atë Europën tjetër është më e madhe këtu. Europa mbetet terreni më pjellor për të shndërruar rrjedhat e zymta të historisë në rrugë të shndritshme për të ardhmen. Ndjejmë nevojë për një lloj të ri politike që përcakton si jemi së bashku, mes vetes e me botën”, deklaroi Rama./rtsh

 

You Might Also Like

Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve

Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE

Kurti takon Papandreoun, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit bilateral

Ushtarët turq patrullojnë nëpër komunat e Kosovës

BKK bën përgatitjet për ekspozita ndërinstitucionale

Kosova Times May 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Sot vazhdon punimet Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Kosova Times Kosova Times October 23, 2022
Shitblerje të dyshimta e uzurpime – Lufta e pasuksesshme për kthimin e pronave në Kosovë
Pushimi ne qytetin Valencia, Kryeqyteti i Gjelbër i Evropës për vitin 2024
Vullnetarët polakë u ndihmojnë ukrainasve të përballen me luftën
I akuzuari për torturë në spitalin e burgut gjendet i vdekur në qendrën e paraburgimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?