Ai theksoi se në këtë situatë, vendi do të shkojë duke degraduar më tutje.

KrasniqI theksoi se Kosova po humbet çdo ditë edhe në aspektin politik dhe diplomatik.

“Ne kemi mbetur një vend i izoluar. Hiç më larg se në Tiranë dje ishte mbledhja më e madhe e gjithë liderëve evropianë. Na gëzoi fakti që Tirana u shndërrua në kryeqytet të Evropës, ndërsa në Kosovë deputeti Kurti si ish-kryeministër pati një takim tjetër ndërkombëtar me disa të rinj socialistë nga mbara bota,” shtoi Krasniqi.

Ai gjithashtu tha se deputetët e Vetëvendosjes, kundër rregullores, kërkuan që të mblidhen një herë në javë në Kuvend dhe jo çdo 48 orë.

“Zhvillimi papranueshëm. Deputetët e VV-së erdhën me vonesë dhe kërkuan që ta shkelin rregulloren. Ata kërkuan që të mblidhemi një herë në javë. Është e papranueshme të bëhet një kërkesë e tillë. Kjo tregon që vullneti i tyre nuk është për të tentuar për të bërë lëvizje. Për keqardhje, kjo mungesë totale e përgjegjësisë para qytetarëve”.

“Kërkesa ishte e Lëvizjes Vetëvendosje që të mblidhemi një herë në javë. PDK tha se nuk mund të shkelim rregulloren dhe duhet të mbahet çdo 48 orë, ashtu siç e parasheh rregullorja”.