Një 19-vjeçare ka vdekur sot si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur rreth orës 04:19 të mëngjesit në fshatin Pouskë të komunës së Prizrenit.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot, më datë 18.05.2025, rreth orës 04:19, policia ka marrë informacion për një vetaksident në fshatin Pouskë, Prizren”.
“Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime. Njëra nga ta, një femër 19-vjeçare, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra. Ndërsa dy të tjerët, një 25-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda, kurse një 27-vjeçar ka marrë lëndime të lehta trupore”, ka thënë Bytyqi.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë, përfshirë Trafikun Rajonal, Emergjencën, Zjarrfikësit, hetuesit si dhe Prokurori kujdestar.