Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje nga partia ‘Guxo’, Faton Peci para vazhdimit të sotëm të seancës konstituive, ka thënë se dalja nga kriza aktuale është në dorë të partive që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, PDK-së, LDK-së, AAK-së e Nismës.
Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje nga partia ‘Guxo’, Faton Peci para vazhdimit të sotëm të seancës konstituive, ka thënë se dalja nga kriza aktuale është në dorë të partive që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.
“Krejt deputetët tanë që po marrin pjesë, po votojnë në funksion të zhbllokimit të gjendjes dhe themelimit të institucioneve të vendit. Dalja apo mosdalja nga kriza është në dorë të partive që nuk kanë votuar deri tash. Deri sot ata kanë treguar një jogatishmëri që Kosovës t’i japin institucione. Ne si grup parlamentar kemi ofruara zgjidhje”, tha Peci.