By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Karan pas shpalljes së fitores: Do të vazhdojmë me forcë edhe më të madhe aty ku e lamë
November 23, 2025
Spiunazhi i Kinës në Evropë po thellohet dhe është më i sofistikuar sesa pranohet
November 23, 2025
Izraeli vrau komandantin ushtarak të Hezbollahut
November 23, 2025
Gazetari kroat për RTK:Ka prova, Vuçiq ka qenë pjesë e ‘Safari i Sarajevës’
November 23, 2025
Rubio i quan bisedimet për Ukrainën si më frytdhënëset deri tani
November 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pepaj: Nuk do të lejojmë të abuzohet me çmime
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Pepaj: Nuk do të lejojmë të abuzohet me çmime
Lajme

Pepaj: Nuk do të lejojmë të abuzohet me çmime

Kosova Times
Last updated: 2025/05/19 at 8:40 PM
Kosova Times Published May 19, 2025
Share
SHARE

Pavarësisht ankesave të vazhdueshme të bizneseve, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka vendosur të mos ndryshojë qëndrim sa i përket kalimit në tregun e lirë të energjisë. Nga ZRRE thonë se kanë kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme në këtë drejtim.

 

Drejtori menaxhues në ZRRE, Petrit Pepaj, deklaroi në një intervistë për RTK-në se nuk do të lejojnë që operatorët energjetikë të abuzojnë me çmime.

Pepaj tha se Zyra e Rregullatorit për Energji, prej kur ka filluar procesin e rregullimit të çmimeve dhe krijimin e kushteve për daljen e konsumatorëve në treg, ka kryer të gjitha obligimet e parapara me ligj dhe legjislacionin në fuqi, përfshirë edhe legjislacionin sekondar që hartohet dhe miratohet nga vetë Rregullatori.

Ai sqaroi se gjatë gjithë kësaj periudhe, Rregullatori ka qenë aktivisht i përfshirë me odat ekonomike që përfaqësojnë bizneset dhe ka zhvilluar takime edhe me furnizuesit e licencuar në Republikën e Kosovës.

“Kemi pasur takime edhe në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut me furnizues të licencuar në ato vende, të cilët kanë mundësi të operojnë edhe në Kosovë sipas marrëveshjeve për njohje reciproke të licencave. Do të thotë se Rregullatori, në çdo aspekt që ka të bëjë me legjislacionin dhe operimin, i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për futjen e dyzimit në treg deri më 1 qershor”, tha Pepaj për RTK-në.

Bizneset kanë kërkuar që afati të shtyhet, pasi janë shprehur të papërgatitura për kalimin në treg të hapur.

Sipas Pepajt, kjo është një kërkesë që tejkalon kompetencat e Rregullatorit.

“Bizneset deri tani kanë shprehur një shqetësim të vetëm, i cili është marrë në konsideratë nga ZRRE – që afati kohor është i shkurtër dhe bizneset ende nuk janë të përgatitura për këtë fazë në aspektin operativ. Mirëpo, kjo është një kërkesë që tejkalon mundësitë e Rregullatorit për shtyrje të këtij afati”, ka thënë Pepaj.

Ai shtoi se, sipas të gjitha aspekteve ligjore dhe procedurale, janë bërë të gjitha përgatitjet që më 1 qershor tregu të jetë i hapur.

“Detyra e Rregullatorit është që të kujdeset si për konsumatorët, ashtu edhe për aktorët e tjerë të licencuar që operojnë në sektorin e energjisë. Rregullatori nuk ka për qëllim apo objektiv të dëmtojë ndonjë biznes në Kosovë – përkundrazi, t’u ofrojë atyre mundësi dhe të gjithë kapacitetin profesional për t’i ndihmuar që më 1 qershor të kalojnë në tregun e hapur pa probleme të mëdha. Në çdo vend ku ka ndodhur liberalizimi i tregut, faza fillestare ka qenë e vështirë për shkak të njohurive të kufizuara për tregun e lirë, sidomos në aspektin e çmimeve, ku Rregullatori nuk ka mundësi as për ndërhyrje dhe as për përfshirje direkte, por në aspektin e monitorimit dhe sigurisë që furnizuesit të mos abuzojnë me çmimet ndaj konsumatorëve, kjo është përgjegjësi e jonë”, theksoi ai.

Pepaj bëri të ditur se aktualisht janë 19 furnizues të licencuar në Kosovë dhe pritet që të shtohen edhe furnizues nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, të cilët, sipas tij, përmes memorandumit të mirëkuptimit për njohje reciproke të licencave, do të mund të fillojnë operimin në Kosovë.

“Duhet të jemi të kujdesshëm në këtë proces, pasi që nga fillimi është kundërshtuar nga odat ekonomike dhe aktorë të tjerë që ky proces të mos fillojë. Ekziston edhe pasiguri nga ana e furnizuesve nëse ky proces do të ndodhë. Në takimet që kemi mbajtur, i kemi siguruar se procesi do të vazhdojë nga 1 qershori dhe se çdo furnizues ka kostot e veta kur bën përgatitjet për të furnizuar një konsumator – si alokimi i kapaciteteve dhe sigurimi i energjisë elektrike. Ka pasur hezitim në fillim, por me kalimin e kohës dhe me diskutime, edhe me odat ekonomike, kemi punuar që ata të jenë të sigurt se furnizuesit janë të gatshëm në momentin kur konsumatorët deklarojnë nominimet e tyre për energjinë që do të furnizohen, sipas marrëveshjeve që do të lidhin me furnizuesit”, shtoi ai.

Pepaj sqaroi se asnjë konsumator në sektorin e energjisë nuk do të mbetet pa furnizim me energji elektrike. “Baza ligjore e miratuar nga Rregullatori thotë që, nëse një konsumator mbetet pa furnizues për një periudhë prej 60 ditësh, ai kalon te furnizuesi i mundësisë së fundit.”

Liberalizimi i tregut të energjisë është paralajmëruar si një proces që mund të sjellë rritje të çmimeve në Kosovë.

Pepaj tha se nuk ekziston një kalkulim që tregon se çmimet do të jenë 200% apo 300% më të larta sesa çmimi aktual.

“Këto janë pretendime që i kanë ngritur bizneset në diskutimet me KESCO-n. Mirëpo, nuk mund të jetë një çmim aq i lartë, duke pasur parasysh kostot për sjelljen e energjisë elektrike në Kosovë dhe çmimet aktuale në bursat të cilave ne u referohemi”, tha ai.

Pepaj shtoi se në rast se Rregullatori vëren abuzim nga ndonjë furnizues ndaj konsumatorit, ka për detyrë të ndërhyjë.

You Might Also Like

Ismaili mori pjesë si panelist në Konferencën Ndërkombëtare në Austri

Bajrami:Një familje që në tetor 2019 paguante rrymë 54 euro, sot paguan 169

Austriakët ofrojnë një pagë minimale prej 2,200 eurosh, akomodim dhe ushqim falas

ASK: Çmimet e konsumit shkuan në 5,1% vjetore dhe 0,6% mujore

Bislimi takon përfaqësues të biznesit nga Turqia, flasin për investime

Kosova Times May 19, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kurti për rritjen ekonomike: Politikat tona po ndikojnë pozitivisht

Kosova Times Kosova Times October 18, 2025
Horoskopi ditor për 27 gusht
Vushtrria nderon Nesim Ispahiun në 80-vjetorin e krijimtarisë
Shuhet legjenda e futbollit gjerman
Lavrov: Rusia dhe Irani do të nënshkruajnë një marrëveshje për bashkëpunimin në mbrojtje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?