Përmes një njoftimi ai ka thënë se ndërmarrja “Pastrimi” ndodhet në një gjendje të rënduar për shkak të keqmenaxhimit të vazhdueshëm dhe mungesës së përgjegjshmërisë së menaxhmentit.

“Komuna e Prishtinës, në koordinim me komunat tjera aksionare, do të ndërmarrë veprime për të ndihmuar në stabilizimin e situatës në ndërmarrje, me synim që të mbrohet mirëqenia e punëtorëve, pagat dhe vendet e tyre të punës dhe të sigurohet funksionimi normal i ndërmarrjes”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Po ashtu, ai ka thënë se komunat do të angazhojnë operatorë privatë për të siguruar vazhdimësinë e mbledhjes së mbeturinave në territoret përkatëse, me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe garantimin e një mjedisi të pastër.

Tutje ai ka thënë se komunat kanë shprehur vullnetin e tyre të lirë për të inicuar menjëherë procedurat e decentralizimit të ndërmarrjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi.