By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin
January 10, 2026
Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?
January 10, 2026
Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë
January 10, 2026
Hynë me forcë në një ndeshje futbolli dhe vranë njerëz në fushë
January 10, 2026
Hibridet u përgjigjen zakoneve të reja të mysafirëve
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Operacioni “Ura” – Dumani: U godit një nga grupet më të fuqishme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Operacioni “Ura” – Dumani: U godit një nga grupet më të fuqishme
Lajme

Operacioni “Ura” – Dumani: U godit një nga grupet më të fuqishme

Kosova Times
Last updated: 2025/05/21 at 3:09 PM
Kosova Times Published May 21, 2025
Share
SHARE

Kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi se operacioni ndërkombëtar antidrogë i koduar “Ura”, i zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane, goditi një nga grupet më të fuqishme kriminale shqiptare, të përfshirë në trafikun e drogave të forta dhe pastrimin e parave.

 

“Ky operacion përfaqëson një hap të rëndësishëm kundër krimit. Nënvizoj se është arritur të goditet një nga grupet kriminele të fuqishme në vend, që ishte i përfshirë në trafikun e ndërkombëtar të drogave të fortave dhe pastrimit të parave”, tha Dumani.

Edhe kryeprokurori i Barit, Roberto Rossi, u shpreh se mafia shqiptare është kthyer në një forcë ndërkombëtare të trafikut të drogës dhe se për ta luftuar duhet bashkëpunim edhe me shtete e tjera ku ajo ndërvepron, jo vetëm mes Shqipërisë dhe Italisë.

“Ky operacion ndërkombëtar kundër mafies dhe trafikut është rezultat i bashkëpunimit mes nesh dhe institucioneve shqiptare. Kemi bashkëpunuar prej 10 vitesh për të luftuar krimin në Shqipëri dhe në Itali. Jemi të ndërgjegjshëm që SPAK janë të aftë ta ndjekin dhe ta hetojnë këtë luftë bashkë me ne. Ky bashkëpunim është shumë i rëndësishëm. Mafia shqiptare është një forcë ndërkombëtare shumë e madhe, por jemi të sigurt që populli shqiptar me anë të institucioneve të drejtësisë do të jetë në gjendje ta luftojë këtë “tumor”. Lufta kundër trafikut të drogës i kalon kufijtë ndërkombëtarë dhe në këtë operacion kemi bashkëpunuar edhe me Europën e Veriut, Amerikën e Jugut dhe vendet e tjera. Ky operacion u realizua se ka pasur një punë të rëndësishme në skuadër”, tha ai.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Eurojust për Italinë, Gianluca Forlani, tha se bashkëpunimi me SPAK ishte i suksesshëm dhe nuk pati rrjedhje informacioni.

“Për të arritur te flukset ekonomike, pra për të ndjekur paratë përtej kufijve. Kufijtë nuk janë më pengesë se ekziston ky bashkëpunim që na ka lejuar edhe të sekuestrojmë pasuri që janë krijuar në mënyrë të paligjshme. Të gjitha të ardhurat e paligjshme të transportuara në Shqipëri u hetuan me anë të një analize të detajuar. Ne kemi vendosur të ndjekim këto masa në Shqipëri dhe Itali e kemi bërë me një regji ndërkombëtare që lejoi të mos përhapeshin informacionet. Ndajmë të njëjtat rezultate sepse jemi një skuadër e përbashkët që me kohën po perfeksionohet”, tha Forlani.

Operacioni u zhvillua njëkohësisht në Shqipëri dhe Itali, ku u lëshuan 51 urdhërarreste dhe 1 urdhër ndalimi, ndërsa janë ekzekutuar masat për 42 persona. Grupi e kishte bazën në Durrës, por aktiviteti i tij shtrihej në disa shtete europiane dhe në Amerikën e Jugut. Mes të arrestuarve rezultojnë edhe zyrtarë publikë, përfshirë dy efektivë policie dhe një avokat.

Nga hetimet llogaritet se një vlerë prej rreth 5 milionë euro është qarkulluar nga ky grup kriminal, që sillej përmes linjave të autobusëve drejt Shqipërisë.

You Might Also Like

Dyshimet për spiunazh, Shehollit i zgjatet paraburgimi edhe dy muaj

Paraburgim për 4 të pandehur, masa sigurie për 35 të tjerë në rastin e BKS

Haradinaj: IImzot Nikë Prela dhe Imzot Mark Sopi do të kujtohen gjithmonë

I jepet lamtumira e fundit Ali Sadriut, Abdixhiku:Jetoi politikën si mision

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

Kosova Times May 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Teknologji

Musk parashikon se Inteligjenca Artificiale së shpejti do t’i tejkalojë mjekët dhe avokatët

Kosova Times Kosova Times November 30, 2024
Jep dorëheqjen Gramoz Sako, kreu i Gardës së Republikës në Shqipëri
Vendosen kamera të sigurisë në afërsi të Urës së Ibrit
Senatorët kritikojnë kandidatët për ambasadorë për strategjinë e Trumpit në krahun lindor
Një kombinim i pazakontë që supozohet se shëron gripin: 40 milionë njerëz shikuan recetën me dy përbërës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?