By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mësimet e Srebrenicës për Buçën: Dëshpërimi dhe shpresa e të afërmve të viktimave
July 12, 2025
Thikë ruse pas shpine ndaj Teheranit: Putini mbështeti fshehurazi kërkesat izraelite dhe amerikane ndaj Iranit
July 12, 2025
Nicole Kidman mbërrin në Kroaci, shijon pushimet me familjen
July 12, 2025
Ushtari rus për veprimin e Putinit në Kursk: “Disa janë çmendur, trupat janë ende në gypa”
July 12, 2025
Valë ekstreme e të nxehtit detar në Mesdhe. “Nëse vjen një tjetër, do të jetë e tmerrshme”
July 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani:Jam e shqetësuar për vonesat në konstituim, por besoj në marrëveshje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani:Jam e shqetësuar për vonesat në konstituim, por besoj në marrëveshje
Ballina 1Lajme

Osmani:Jam e shqetësuar për vonesat në konstituim, por besoj në marrëveshje

Kosova Times
Last updated: 2025/05/21 at 6:30 PM
Kosova Times Published May 21, 2025
Share
SHARE

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, nga Zvicra ka thënë të jetë e shqetësuar për vonesat që po ndodhin në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, përpjekje të nisura qysh më 15 prill, kur ajo e thirri seancën e parë. Por megjithatë, Osmani tha se nëse krahasohet me vende të ndryshme në Evropë, ka raste kur përpjekjet për krijimin e një koalicioni qeverisës zgjasin me muaj të tërë.

 

“Me 15 prill është mbajtur seanca e parë e parlamentit ku kanë filluar përpjekjet e para për konstituimin e kuvendit. Tani ka kaluar më shumë se një muaj nga përpjekjet e para në këtë drejtim e fatkeqësisht ende nuk ka sukses. Mirëpo nëse e krahasojmë me vende të ndryshme në Evropë ka raste kur përpjekjet për krijimin e një koalicioni qeverisës zgjasin me muaj të tërë, pra nuk është jashtë normës evropiane. Kjo nuk do të thotë megjithatë se ne nuk shqetësohemi për këto vonesa. Si presidente jam e shqetësuar me këto vonesa, sepse barrën e këtyre vonesave e paguajnë qytetarët e Kosovës”, tha ajo duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e përbashkët që pati me homologen e saj zvicerane.

Osmani tha se me mos konstituimin e kuvendit, nuk ka kuvend funksional ku mund të ratifikohen marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë edhe  ato që lidhen me Planin e Rritjes së BE-së.

“Por, ka edhe dëme të shumta të cilat  ne i bartim si barrë, si qytetarë të Kosovës për shkak të mungesës së kuvendit”.

Megjithatë, Osmani ka shprehur besimin që partitë e përfaqësuara në kuvend do të arrijnë marrëveshje për ta kaluar këtë situatë. “Sepse sa herë e vendosin interesin e shtetit si parësor, gjithmonë zgjidhja politike është afër”, tha tutje ajo.

Osmani: Serbia po bën spastrim etnik ndaj shqiptarëve

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, ka folur edhe për situatën në Luginë, ku sipas saj Serbia po bën spastrim etnik me mjete administrative.

“Ajo çfarë po ndodhë në Serbi ndaj shqiptarëve është spastrim etnik me mjete administrative, dhe këtë e bëjnë duke i larguar nga listat e votuesve, duke i lënë pa nënshtetësi dhe ka edhe shumë shkelje të të drejtave fundamentale. Tani, siç e dini unë e kam ngritur zërin për këto shkelje nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së e deri të Parlamentin Evropian, e këtë e bëjmë vazhdimisht, sepse në Kosovë jemi shembull i mbrojtjes së të drejtave të komunitetit pakicë, por edhe dhënies së të drejtave që është zor të gjinden në shtete të BE-së, përfshirë të drejtën e vetos e shumëçka tjetër. Kurse në Serbi kemi një sistem represiv i cili po vazhdon”, tha tutje Osmani, kur u pyet për këtë çështje.

Presidentja Osmani tha të ketë përkrahur prej më shumë se një dekade reciprocitetin, sepse tha se kjo do të nënkuptonte se aq të drejta sa u jepen pakicave në Kosovë aq duhet t’i jepeshin shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

“Kjo është diçka që është refuzuar nga Serbia që nuk ka treguar interesim t’i zbatojë detyrimet ndërkombëtare sa i përket mbrojtjes të të drejtave dhe lirive themelore, por kjo nuk do të thotë se do të ndalemi”, tha tutje Osmani.

Osmani: Kosova e Zvicra ndajnë vlera të përbashkëta

Presidentja e shtetit Vjosa Osmani sërish edhe në konferencën për media i ka shprehur mirënjohjen për pritjen e nderin që tha se sot iu bë shtetit të Kosovës.

“Më lejoni që në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës të iu shpreh mirënjohjen më të thellë për pritjen e  jashtëzakonshme e nderin e madh që i keni bërë sot shtetit tonë. Po ashtu i falënderoj nga zemra të gjithë qytetarët që e bënë këtë pritje edhe më madhështore në sheshin e Bernit. Kjo vizitë për ne nuk është vetëm historike, është një dëshmi e fuqishme se shtetet e popujt tanë tashmë po shkruajnë një kapitull të ri në marrëdhëniet tona të ndërsjella, marrëdhënie të cilat janë latuar në kohët më të vështira për vendin tonë, në kohën kur Kosovës i duhej më shumë se kurrë përkrahja e aleatëve”, tha Osmani.

You Might Also Like

Valë ekstreme e të nxehtit detar në Mesdhe. “Nëse vjen një tjetër, do të jetë e tmerrshme”

Katër të arrestuar për përleshje në një restorant në Ferizaj

Osmani e konfirmon se do t’i drejtohet Kushtetueses

Ndihmës Sekretari i Shtetit, Hanrahan në Kosovë, pritet nga Prattipati

Normalizohet qarkullimi në kufirin me Maqedoninë e Veriut

Kosova Times May 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Qeveria mbështet organizatat që kujdesen për fëmijët pa prindër

Kosova Times Kosova Times September 15, 2023
Një grua ruse raportoi 1,397 bashkatdhetarë që kritikuan luftën në Ukrainë
Gerhard Shrëder nuk do të jetë i ftuar në konferencën e partisë që ai drejtoi
Numri i të vdekurve në në Graz rritet në 10.Pamje nga shkolla ku ndodhi të shtënat
Piloti i F-16 vdes gjatë misionit luftarak në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?