rtsh
Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës në Shqipëri është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare. Bëhet me dije se Lame u nda nga jeta në një spital në Gjermani, ku kishte shkuar për t’ju nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Artan Lame, një figurë e njohur në jetën publike të vendit, ka mbajtur një sërë postesh të rëndësishme. Ai ka shërbyer si zëvendësministër i Turizmit, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t dhe Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kadastrës.
Po ashtu ai ishte veprimtar i shoqërisë civile për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare, ndërsa ka dhënë edhe kontribut si publicist, opinionist dhe studiues i historisë shqiptare.
Si publicist, ai u vlerësua me çmimin “Book of the year” në vitin 2010 nga MIC London për librin “Medaljet Shqiptare 1914-2002″. Në vitin 2012, Lame u dekorua nga Presidenti i vendit me “Medaljen e Mirënjohjes” për aktivitetet e 100-vjetorit të Pavarësisë.
I lindur në Tiranë në vitin 1967, me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës, Artan Lame do të mbahet mend gjatë për kontributin e tij në vend.
Veprimtari politike
Anëtar i Partisë Socialiste, anëtar i Asamblesë Kombëtare të kësaj partie. Kandidat për deputet të PS-së në zgjedhjet parlamentare 2005,2009,2013. 2011-2013 anëtar i grupit të punës për hartimin e Programit të PS-së.
Veprimtari Publike
Nënkryetar i Federatës së Koleksionistëve Shqiptarë
Përfaqësues i Shqipërisë, anëtar në “Word Collectors Club”, Genova
Anëtar korrespodent i “Instituto degli studi Araldici”, Milano
Komisar për Shqipërinë në ËPE “IBRA ‘99”, Nuremberg
Drejtor Ekzekutiv “Qendra Shqiptare e Trashëgimisë”
Lektor në Universitetin Marin Barleti, lënda “Administrim territori”
Botime
Rubrika e përjavshme “Shqipni e harrume” në revistën “JAVA”, (2005-2013).
Rubrika e përjavshme “Shqipni tavolinash” në gazetën “SHQIP”, (2006-2013).
TIRANA në kartolina deri më 1944, (grup autorësh) Tiranë 2000
Medaljet shqiptare (1914-1944) vëllimi l, Tiranë 2010
Medaljet shqiptare (1945-2002) vëllimi ll, Tiranë 2010
TIRANA, Planin, Building, Living, (grup autorësh), Wien 2011
Princi i Shqiptarëve, Tiranë 2011
Piramida e Tiranës (bashkarisht me Ardian Klosi), Tiranë 2011