By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një fermë peshku dhe karkalecash deti është bërë një hit turistik në Kinë, dhe ja pse
November 23, 2025
Këto kube çokollate janë shumë të shijshme dhe mund t’i hani para ose pas një stërvitjeje në vend të një kokteje proteinash
November 23, 2025
Pjekja e preferuar e së dielës për 4 persona
November 23, 2025
Ky lëng mund të ndihmojë me tensionin e lartë të gjakut dhe sheqerin në gjak, dhe pak njerëz e kanë provuar ndonjëherë
November 23, 2025
Kjo është paga dhe bakshishi i një kamariereje në Gjermani: “Ajo fiton më shumë se një programuese me diplomë universitare”
November 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova shënon sot Ditën e Presidentit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kosova shënon sot Ditën e Presidentit
Ballina 2Lajme

Kosova shënon sot Ditën e Presidentit

Kosova Times
Last updated: 2025/05/24 at 11:37 PM
Kosova Times Published May 24, 2025
Share
SHARE

24 maji njihet si Dita e Presidentit të Kosovës, një datë e cila është vendosur për ta nderuar institucionin e Presidentit të Republikës dhe rolin e tij në shtetformim.

 

Pikërisht në këtë ditë, presidentja Vjosa Osmani, e cila vazhdon ta ushtrojë këtë post që nga prilli i 2021-s, ka kujtuar vendosjen e 24 majit si Dita e Presidentit.

Përmes një videoje, Osmani ka thënë se kjo ditë është vendosur si e tillë nga presidenti historik Dr.Ibrahim Rugova, ati themeltar i Republikës sonë, duke shtuar se sot ecim hapave të tij, në përpjekje të vazhdueshme për ta bërë Kosovën atë që e deshën e për të cilën sakrifikuan breza të tërë, raporton RTKlive.

24 maji lidhet me zgjedhjen e presidentit të parë, qysh në pranverën e vitin 1992, kur Ibrahim Rugova, në zgjedhjet e atëhershme që ishin organizuar u zgjodh president.

Rugova në krye të Presidencës u zgjodh edhe pas përfundimit të luftës në vitin 2002 e që në këtë post qëndroi deri në vitin 2006 kur edhe humbi betejën me kancerin.

I dyti i cili e pasoi Rugovën ishte Fatmir Sejdiu.

Më 10 shkurt, 2006, pas rrethit të tretë të votimeve në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Sejdiu u zgjodh Presidenti Kosovës. Pas zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007, Fatmir Sejdiu rizgjidhet më 9 janar 2008 për një mandat të dytë pesëvjeçar. Ai kështu u bë presidenti i parë i Republikës së Kosovës së pavarur. Sejdiu dha dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës më 27 shtator 2010. 391445

Detyrën e presidentit e mori edhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Megjithatë qëndrimi në krye të shtetit, Pacollit i zgjati vetëm një muaj. Kjo pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese e quajti antikushtetuese zgjedhjen e tij në postin e presidentit.

Sidoqoftë, zëvendësdrejtoresha e deriatëhershme e policisë do të ishte e para që do të qëndronte me mandat të plotë në detyrën e presidentes. Atifete Jahjaga në këtë pozitë ishte nga viti 2011 deri më 2016, duke u bërë gruaja e parë në krye të shtetit të Kosovës.

Po në këtë vit, në krye të shtetit të Kosovës, u vendos njëri nga themeluesit e UÇK-së, kryetari i deriatëhershëm i PDK-së e kryeministri i disa mandateve, Hashim Thaçi.

Thaçi u zgjodh president i Kosovës në vitin 2016 dhe shërbeu në këtë detyrë deri më 5 nëntor 2020, kur u konfirmuan aktakuzat ndaj tij nga Gjykata Speciale me pretendime për krime lufte.

Nga 4 prilli i 2021-s në krye të Republikës qëndron presidentja Vjosa Osmani, e cila ka mandat deri në prill të vitit të ardhshëm.

You Might Also Like

Kërkohet drejtësi për Daorsa Spahija në Gjakovë

Abdixhiku: Xhemail Mustafa ishte zëri i së vërtetës për luftën në Kosovë

Rama thërret konferencë për media

SHBA-të, BE-ja dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime paqeje në Gjenevë

Pse nuk duhet të lani kurrë rroba në 40 gradë

Kosova Times May 24, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për të dielën, 9 mars 2025!

Kosova Times Kosova Times March 9, 2025
Finalja e Champions League e vitit 2027 s`zhvillohet në Milano
Axhenda ndërkombëtare
Publikohen detaje mbi përfshirjen e punonjësve të OKB-së në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit
Fitorja e Partisë së Lirisë: A do të qeveriset Austria nga ekstremi i djathtë?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?