By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
18 oficerë rusë të vrarë në sabotimin e Zaporizhzhya-s
September 18, 2025
Mashtruesi më i kërkuar në BE, nga bankieri, spiuni e deri në vijën e parë të Rusisë
September 18, 2025
Opozitari rus: Helmimi i Navalny-t po fshehet për shkak të një “marrëveshjeje me shërbimet e inteligjencës”
September 18, 2025
Trump: “Putini më zhgënjeu vërtet”
September 18, 2025
Ushqimet që ndihmojnë në humbjen e dhjamit të barkut
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nagavci dhe Bajrami përplasen për programin Master në Energjetikë të UP-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nagavci dhe Bajrami përplasen për programin Master në Energjetikë të UP-së
Ballina 1Lajme

Nagavci dhe Bajrami përplasen për programin Master në Energjetikë të UP-së

Kosova Times
Last updated: 2025/05/25 at 11:43 AM
Kosova Times Published May 25, 2025
Share
SHARE

Qeveria në detyrë ditë më parë bëri të ditur për akreditimin e programit Master në Energjetikë në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.

 

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e cilësoi këtë si lajm shumë të mirë për akademinë dhe sektorin e energjisë.

E ndaj kësaj reagoi deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami duke thënë se për këtë nuk kanë meritë as Kurti e as ministrja në detyrë e arsimit Arbërie Nagavci.

“Ani ”Program master për Energjetikë”, Lej more punët e të tjerëve, se as ti as Nagavci asnjë meritë aty nuk e keni. Këtë e them me përgjegjësi të plotë se jam pjesë e stafit akademik në Universitetin e Prishtinës prej vitit 2004, disa herë kam marrë pjesë në akreditim të programeve të reja dhe të atyre ekzistuese. Krejt programet e reja hartohen dhe mbrohen para ekspertëve të akreditimit nga stafi akademik dhe asnjë një punë këtu as qeveria as MASHT-i nuk ka , asnjë të vetme”, shkroi në Facebook”, deputetja e LDK-së, Bajrami.

Deputetja Bajrami madje i kërkoi kryeministrit në detyrë që të flas për skandalet në sektorin e energjisë. “Ti je përgjegjës për gjendje  dhe skandalet në sektorin e energjisë, sepse ish ministrja e ekonomisë, njerëzit që i keni qu në ZRRE dhe në KOSTT kanë leju dhe kanë ndihmu të lulëzoj mafia e energjetike”, u shpreh Bajrami.

Pas këtyre deklaratave ka reaguar ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci. Nagavci tha se hipokrizisë dhe sulmeve politike u përgjigjen me politika të duhura arsimore.

“Reagimi i znj. Bajrami për Programin e Energjisë në FIEK është krejtësisht për konsum politik dhe nga halli që tashmë s’ka kthim prapa, aty ku ishin ata. Ata, që për vite me radhë degraduan arsimin , lanë arsimin e lartë të  ndikuar nga persona e grupe partiake , ata që universitetet i lanë të vetmuara në sfidat e tyre, ata sot përpiqen të bëjnë zhurmë politike mbi një reformë që më në fund po ndërtohet mbi bashkëpunim, vizion dhe standard”, ka shkruar Nagavci në një postim në Facebook.

Ministrja në detyrë tutje ka theksuar se reforma në UP po jep rezultate të prekshme dhe për herë të parë pas shumë vitesh, universiteti është çliruar nga ndikimi partiak.

Nagavci ka shkruar se transformimin në UP e mundësuan edhe me Statutin e ri, të cilin sipas saj deputetja Bajrami bashkë me kolegët e saj nga LDK, PDK e AAK u munduan ta pengonin e pamundësonin.

“Kur dështuan në Universitet e pastaj në Kuvend, e dërguan në Gjykatën Kushtetuese. Ironikisht, shumë prej deputetëve të LDK, PDK, AAK që e dërguan Statutin në Gjykatë Kushtetuese, janë vetë profesorë në UP, profesor që deri dje përfitonin nga një sistem i mbyllur, i kontrolluar politikisht. Por reforma nuk ndalet. Kthim prapa nuk ka. Ka vetëm llogaridhënie për ata që kanë keqpërdorur pozitën apo kanë mbrojtur status quo-në për interesa personale e partiake dhe mbështetje të plotë për ata që me integritet e profesionalizëm punojnë për të mirën e universitetit”, ka shkruar Nagavci.

You Might Also Like

Gjykimi për sulm dhe huliganizëm ndaj gazetarëve, seanca shtyhet

OVL e UÇK-së shpreh shqetësimet te ambasadori francez për Gjykatën Speciale

LDK në Suharekë premton ujë të pijshëm e investime në infrastrukturë

Prokuroria ngrit aktakuzë kundër 4 të pandehurve për veprën vrasje të rëndë

Haradinaj takon Vakalin, i kërkon njohjen e Kosovës nga Greqia

Kosova Times May 25, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Hungari, merret në pyetje drejtuesja e kompanisë e lidhur me shpërthimin e mjeteve të komunikimit të Hezbollahut

Kosova Times Kosova Times September 21, 2024
Subvencionimi me 4 milion euro, Kërleshi: Hap që zgjidh problemin në Trepçë
Rikthehet Lewa, Yamal mungon edhe ndaj Celta Vigos
“Baleti i Ukrainës” u shfaq në Suedi dhe Finlandë. Doli se ishin rusët
Stoltenberg: Ka rritje të tensioneve, NATO-ja ka rritur praninë në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?