Një person është gjetur pa shenja jete sot në Prishtinë.
Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë konfirmuar për RTKlive se është lëshuar autorizim që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Prokurori i shtetit ka autorizuar që trupi i pa jetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për në obduksion”, ka thënë zëdhënësja e kësaj prokurorie, Kaltrina Shala.
Sipas saj, janë duke u ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet hetimore.