Policia rasti e ka cilësuar si shantazh.

“Ankuesi mashkull kosovar me datën 22.05.2025 ka deklaruar se ishte shantazhuar nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili e kishte kanosur që do i postoj disa foto në rrjete sociale nëse nuk i përmbush kërkesën për dhënien e parave”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

I dyshuari thuhet se pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.