By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 30 janar 2026
January 30, 2026
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane
January 29, 2026
Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit
January 29, 2026
MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ismajli i PDK-së: Skandal milionësh në Ministrinë e Bujqësisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ismajli i PDK-së: Skandal milionësh në Ministrinë e Bujqësisë
Lajme

Ismajli i PDK-së: Skandal milionësh në Ministrinë e Bujqësisë

Kosova Times
Last updated: 2025/05/26 at 12:17 PM
Kosova Times Published May 26, 2025
Share
SHARE

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Naim Ismajli doli në konferencë për media, për të denoncuar, siç tha ai një “skandal milionësh” të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, i cili, siç pretendon Ismajli, pa ankand publik ia ka dhënë pronën publike me qira, impiantin e mbetjeve shtazore, një kompanie për 20 vjet.

 

Ai ka akuzuar ministrin për shkelje të Ligjin për Pronën Publike, ku siç thotë Ismajli,parashihet që pronat publike të jepen me qira vetëm përmes ankandit publik dhe atë jo më shumë se për 15 vjet, përveç në rastet kur merret vendim në Kuvend.

“Ministria e Bujqësisë, nën drejtimin e ministrit Faton Peci, dhe me aprovimin e Kryeministrit Albin Kurti, ka finalizuar një ndër marrëveshjet më të dëmshme dhe skandaloze për interesin publik, dhënien me qira të një impianti publik me vlerë mbi 10 milionë euro për vetëm 30 mijë euro në vit, për një periudhë 20 vjeçare, ndërkohë që kompania përfituese përfiton subvencione mbi 3.2 milionë euro në vit”, tha ai.

Për më tepër, sipas Ismajlit, kompania përfituese është regjistruar vetëm 5 ditë pas shpalljes dhe nuk përmbushë asnjë nga kriteret ligjore për përvojën teknike dhe financiare të kërkuar në dokumentin e njoftimit, si dhe thotë se pronari i saj është i lidhur me tri kompani të tjera pa ndonjë përvojë në fushën e përpunimit të nënprodukteve shtazore.

“Kompania është shpërblyer me fabrikën publike me të gjitha pajisjet moderne, 6 kamionë të mëdhenj, gjeneratorë, cisterna gazi etj, subvencionim vjetor prej 3.2 milionë euro, i garantuar pa konkurrencë, për 20 vite, gjithsej 64 milionë euro para publike. E gjithë kjo është realizuar pa respektuar as Udhëzimin Administrativ nr.04/2025, neni 15 pika 2, që rregullon subvencionimin për përpunimin e nënprodukteve shtazore dhe Rregulloren (QRK) Nr. 03/2025 për dhënien me qira të pronës publike,  ku kërkohet përshkrim i pronës, çmim fillestar, kriteret e pjesëmarrjes dhe transparencë në shpallje”, njoftoi ai.

Sipas Ismajlit, ky është një rast tjetër kur Qeveria Kurti e ka vënë pasurinë publike në shërbim të pakicës së privilegjuar.

“Kryeministri Kurti ka legjitimuar një proces tërësisht të paligjshëm me vendimin e tij më 09.01.2025 (Nr. 01/242), i cili vetëm sa ka legalizuar pas shpine një marrëveshje të përgatitur paraprakisht në shkelje të ligjit, duke e vendosur veten në rolin e mbështetësit të një marrëveshjeje që është e pavlefshme ligjërisht sipas nenit 17 paragrafi 8 të Ligjit për Pronën Publike”, tha ai.

PDK-ja ka kërkuar nga organet kompetente hetimin e ministrit Peci dhe zyrtarëve të AUV-it për përfshirje në keqpërdorim detyre dhe shpërdorim të pasurisë publike, si dhe shfuqizimin e menjëhershëm të kontratës dhe kthimin e pronës publike nën administrim të ligjshëm.

“Kjo nuk është më vetëm paaftësi administrative, keqmenaxhim e keqpërdorim i detyrës zyrtare, kjo është plaçkitje e organizuar dhe kapje e pastër e shtetit në favor të një grupi të vogël me lidhje të dyshimta”, tha në këtë konferencë ai.

You Might Also Like

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

QKMK: Normalizohet qarkullimi i kamionëve Valmira Saraçi|RTKlive

Rinumërimi, deri tani, ia mori mandatin vetëm një deputeti

Nga Strasburgu vjen sinjali për trajtimin e një sërë ankesash në Speciale

Mbeturinat tash e një kohë kanë kapluar liqenin artificial të Badocit

Kosova Times May 26, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Sllovenia njeh shtetin palestinez

Kosova Times Kosova Times June 4, 2024
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
BE mbështet Kosovën me 75 milionë euro, pjesë e Paketës energjetik
Bloomberg: Trump, nëse zgjidhet, dëshiron të ushtrojë presion mbi Ukrainën dhe Federatën Ruse
Moti sot kryesisht i vranët, vende-vende me riga shiu
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?