By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 nëntor
November 3, 2025
FR: Vuçiç nuk di si t’i qetësojë protestat dhe faljet e tij nuk janë bindëse
November 2, 2025
Koalicioni VLEN del fitues në shumicën e komunave shqiptare
November 2, 2025
Adoleshentja britanike, tetë muaj shtatzënë, pret lindjen në burgun e Gjeorgjisë
November 2, 2025
Rënie e numrit të bagëtisë, kërkohet më shumë përkrahje nga institucionet
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti:Në ‘Defender’ qitje me zjarr të vërtetë me sistemet e armëve të blera
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti:Në ‘Defender’ qitje me zjarr të vërtetë me sistemet e armëve të blera
Ballina 2Lajme

Kurti:Në ‘Defender’ qitje me zjarr të vërtetë me sistemet e armëve të blera

Kosova Times
Last updated: 2025/05/26 at 5:07 PM
Kosova Times Published May 26, 2025
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, derisa ka folur për rëndësinë e “Defender Europe 2025” si ushtrimi më i madh që Ushtria e Shteteve të Bashkuara e realizon në kontinentin e Evropës, ka treguar se në ushtrimet që do t’i zhvillojë FSK-ja, do të ketë edhe qitje me zjarr të vërtetë me sistemet e armëve të blera dhe që tha se po vazhdojnë të blihen për ushtrinë, nga Qeveria e Kosovës.

 

“Gjatë këtij ushtrimi njësitë e FSK-së do të zhvillojnë operacione luftarake sulmuese, mbrojtëse dhe të stabilitetit. Në ushtrim do të ketë edhe qitje me zjarr të vërtetë me sistemet e armëve të blera dhe që po vazhdojnë të blihen nga Qeveria e Kosovës për ushtrinë tonë”, ka treguar shefi në detyrë i qeverisë.

Sipas Kurtit, veçantia më e rëndësishme në ushtrimin “Defender Europe 2025” është që Kosova është vendi i përzgjedhur nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vendosur komandën e Divizionit 28 të këmbësorisë.

“Përveç komandës së Divizionit 28 në Zonën e Trajnimit në Babaj të Bokës njësiteve të FSK-së do t’u bashkëngjiten edhe njësi ushtarake të Gardës së IOWA-s, njësi dhe personel nga Republika e Shqipërisë, Republika e Kroacisë, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria”, shtoi ai.

Në “Defender Europe 2025” që këtë vit shtrihet në tri zona gjeografike të Evropës, kreu në detyrë i qeverisë thotë se  do të angazhohen 25 mijë ushtarakë nga 29 shtete të NATO-s dhe vendeve partnere.

“Në zonën e Evropës juglindore ku hyn edhe Kosova do të marrin pjesë 12.000 ushtarakë nga 19 shtete. Republika e Kosovës do të jetë vend nikoqir në mesin e 18 vendeve nikoqire dhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të marrë pjesë me përafërsisht 1.000 trupa në ushtrimet që do të zhvillohen në Kosovë, Shqipëri, Kroaci dhe Maqedoni të Veriut”, tha Kurti.

Ky ushtrim, thotë Kurti, ka rëndësi të madhe për rritjen e ndërveprueshmërisë së FSK-së me ushtritë e vendeve partnere dhe tregon për rritjen e besimit që SHBA-të dhe partnerët kanë në Qeverinë e Republikës, Ministrinë e Mbrojtjes dhe para së gjithash në profesionalizmin e ushtrisë.

“Kosova po dëshmon që është e aftë për të mikpritur dhe për të organizuar në territorin e saj ushtrime komplekse që kërkojnë planifikim, organizim dhe mbështetje të nivelit shumë të lartë”, shtoi ai.

You Might Also Like

Zbulohet përmendorja e Lekë Dukagjinit në Shpenadi të Prizrenit

Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës

Organizonin luftëra ilegale me qen, arrestohen 9 veta nga Maqedonia dhe Kosova

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Rama: Në takimin e Nanos me Millosheviqin nuk pati asgjë prej tradhtari

Kosova Times May 26, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Shqipëria në grup me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë

Kosova Times Kosova Times February 8, 2024
Ramos: Më dhemb shpirti që nuk jam në Euro 2024
Autogoli, një protagonist i madh i EURO 2024
Policia shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve
Osmani: Qëndrueshmëria kombëtare është detyrim i joni
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?