Ndër pikat të shumta të rendit të ditës që u diskutuan gjatë këtij takimit, thuhet se si konkluzione kryesore u nxorën që në rastet ku ka dhunë në familje në vendin e ngjarjes të shqyrtohet edhe dalja e hetuesve policorë edhe ekspertet psikolog nga lista te licencuarve.

Gjithashtu, për herë të parë viktimat e dhunës në familje do të kenë mundësinë e vendosjes dy javore në strehimore, derisa të këtë zgjidhje të rastit dhe stabilitet emocional.

Kjo prokurori, thotë se në takimin që kryesohej nga kryeprokurorja, Lumturije Vuçetaj u nxorën edhe konkluzione tjera gjatë këtij takimi të cilat do të shërbejnë, sipas tyre, për institucionet për trajtim me efikas dhe profesional të rasteve të dhunës në familje.