Nesër, më 31 maji, është Dita Botërore kundër Duhanit, ditë kjo që i kushtohet luftës kundër duhanit. Tema e Ditës Botërore kundër Duhan për vitin 2025 është: “Produkte të ndritshme. Qëllime të errëta. Zbulimi i tërheqjes”.

Kjo fushatë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) synon të ekspozojë taktikat mashtruese që industria e duhanit dhe produkteve të nikotinës përdor për të bërë produktet e saj tërheqëse, veçanërisht për të rinjtë.

Fushata e këtij viti thekson nevojën për rregullore më të rrepta, përfshirë ndalimin e aromave, paketimin e thjeshtë dhe ndalimin e reklamimit, promovimit dhe sponsorizimit të produkteve të duhanit dhe nikotinës.

Qëllimi është të mbrohen brezat e tanishëm dhe të ardhshëm nga dëmet e shkaktuara nga këto produkte duke zbuluar dhe kundërshtuar taktikat manipuluese të industrisë.