By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Thirrje mediave: bojkotoni intervistat në hollin e Kuvendit!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Thirrje mediave: bojkotoni intervistat në hollin e Kuvendit!
Opinion

Thirrje mediave: bojkotoni intervistat në hollin e Kuvendit!

Kosova Times
Last updated: 2025/05/30 at 8:15 AM
Kosova Times Published May 30, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Pas 23 dështimeve të njëpasnjëshme për konstituivin e Kuvendit, Parlamenti është kthyer në cirk tragjikomik për qytetarët, kurse foltorja në hollin e Kuvendit është kthyer në ‘foltore të parlamentit mediatik’, ku deputetët dhe liderët bllokues partiakë janë duke i shfrytëzuar mediat për debat jashtëparlamentar për të shfryer mllefin ndërpartiak për akuza të ndërsjella kundër njëri-tjetrit!

Parlamenti në shpinë të dreqit

Liderët partiakë dhe deputetët e të gjitha partive politike pa dallim, mezi presin të përfundojnë 3 minutat e punës së Kuvendit për të dal në hollin e Kuvendit për t’iu drejtuar medieve për t’i ‘arsyetuar’ qëndrimet partiake për moskonstituivin e Kuvendit!

Secili lider partiak dhe secili deputet në mënyrën e vet e shesin patriotizmin e tyre fals personal duke u thirrur në interesin e shtetit dhe nevojën e një konsensusi ndërpartiak që vet po e rrënojnë në çdo 48 orë!

Këtë qasje rrënuese të Parlamentit më së miri e përshkroi veprimtari i viteve të 90-ta, Zenun Zeqa përmes një poezie politike, ku e shprehë zhgënjimin personal në të zgjedhurit e popullit, si më poshtë:

Parlamenti në shpinë të dreqit!

Në shpinë të dreqit ka hyp Parlamenti,

për të 23-n herë mbeti pa kryetar,

partitë janë bërë pikë e pesë,

për votuesin as që mendojnë.

Pa humbur kohë populli duhet të veproj,

para seancave që të reagoj,

t’ia bëjë si në Vatikan,

pa e zgjedhë kryetarin/en,

deputetët jashtë mos me dalë.

Këtë të keqe në Parlamentin tonë,

bota demokratike lojë po e konsideron,

askund deri më sot nuk ka ndodhë,

23 herë konstituimi të dështojë.

Teksti i poezisë së mësipërme të veprimtarit e tregon zhgënjimin qytetar në të zgjedhurit e popullit dhe thërret për kushtrim popullor që kjo e keqe për vendin të ndalojë derisa nuk është bërë vonë. Ngase, bota e civilizuar dhe demokratike ka filluar t’na harroj!

Nëse nuk shtohet trysnia popullore dhe presioni ndërkombëtar, këta lider partiakë dhe kuvendar do t’i kalojnë edhe 23 “tentativa” tjera të kota për 3 minuta duke marrë paga dhe mëditje të majme nga buxheti i shtetit duke u zgërdhirë me qytetarët e mjerë, të cilëve ua grabitën votën nën mashtrim për mirëqenie dhe zhvillim ekonomik!

You Might Also Like

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times May 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Sanksionet e mundshme gjermane kundër Dodik dhe ekipit të tij mund të jenë një goditje e madhe ekonomike për RS

Kosova Times Kosova Times March 21, 2025
Ka shkuar në 84 numri i ngordhur i delfinëve nga derdhja e naftës
Izraeli premton pushtim tokësor në Gaza
BE paralajmëron mbështetësit e Rusisë
Moti sot i vranët dhe me interval me diell
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?