Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, pas dështimit të 24-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se partia fituese po përdor presionin politik dhe diktatin.
Ajo ka thënë se ngërçi politik është artificial.
“Për të legjitimuar presionin politik si instrument, ne kemi ngelur këtu ku jemi. Nuk votohet me diktat. Sot kemi një ngërç politik artificial dhe bëjmë ftesë për reflektim”, ka thënë ajo.