Federata e Futbollit e Kosovës, ka uruar KF Llapi për qëndrimin në Superligë.

Llapi, sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ka siguruar qëndrimin në Superligën e Kosovës për sezonin 2025/26, pas fitorës kundër Vushtrrisë, në ndeshjen e barazhit.

Në kohën e rregullt dhe atë shtesë, rezultati përfundoi pa gola , por Llapi triumfoi me rezultat 4:1 pas ekzekutimit të penalltive.

Ndeshja ishte e barabartë, me të dyja skuadrat që krijuan raste, por pa arritur të shënojnë gjatë 120 minutave të lojës.

Pas kësaj fitoreje Llapi mbetet pjesë pjesë e Superligës së Kosovës për sezonin e ardhshëm, ndërsa Vushtrria do të vazhdojë garat, aty ku ishte, në Ligën e Parë.

Federata e Futbollit e Kosovës, ka uruar KF Llapi për qëndrimin në Superligë.

“Përgëzojmë skuadrën e KF Llapit për fitoren në ndeshjen e barazhit ndaj KF Vushtrria pas penalltive (4:1), që zyrtarisht e vulosi mbetjen në elitën e futbollit kosovar. Pas 120 minutave lojë luftarake nga të dyja skuadrat, në fund llapjanët patën më shumë fat në ekzekutimin e penalltive, duke siguruar qëndrimin në Superligë”, thuhet në reagimin e shpejtë të FFK-së, pas përfundimit të ndeshjes.