By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nagavci i drejtohet Prokurorisë për zgjedhjen e Drejtorit të Albanologjikut
January 28, 2026
Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë
January 28, 2026
Sallatë me spinaq, patate të ëmbla të pjekura dhe proshutë
January 28, 2026
Gjendet i vdekur një person në një automjet në Veternik
January 28, 2026
Guvernatori Ismaili dhe zyrtari i BE-së diskutojnë për reformat financiare
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një mjek palestinez, nëntë fëmijët e të cilit u vranë në një sulm izraelit, ndërroi jetë nga plagët e marra
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Një mjek palestinez, nëntë fëmijët e të cilit u vranë në një sulm izraelit, ndërroi jetë nga plagët e marra
Rajon / Botë

Një mjek palestinez, nëntë fëmijët e të cilit u vranë në një sulm izraelit, ndërroi jetë nga plagët e marra

Kosova Times
Last updated: 2025/06/01 at 2:05 PM
Kosova Times Published June 1, 2025
Share
SHARE
Mjeku palestinez Hamdi al-Najjar (40), i cili humbi nëntë nga dhjetë fëmijët e tij në një sulm ajror izraelit, vdiq nga plagët e rënda të marra në të njëjtin sulm, konfirmuan zyrtarët lokalë të shëndetësisë.

Al-Najjar, një mjek në Spitalin Nasser, u plagos rëndë më 23 maj kur forcat izraelite bombarduan shtëpinë e familjes së tij në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis. Ai sapo ishte kthyer në shtëpi atë ditë, pasi kishte çuar në punë gruan e tij Alaa – një pediatre në Kompleksin Mjekësor Nasser. Nëntë nga fëmijët e tyre u vranë në sulm dhe i vetmi i mbijetuar ishte djali i tyre njëmbëdhjetë vjeçar, Adam, i cili është ende në spital.

Pamjet e shpërndara nga drejtori i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës dhe të verifikuara nga gazeta britanike Guardian tregojnë trupat e fëmijëve që nxirren nga rrënojat e një shtëpie pranë një stacioni benzine, ndërsa pjesa tjetër e shtëpisë ishte në flakë. Trupat u dogjën dhe u gjymtuan përtej njohjes, dhe nëna e tyre, e cila i takoi ndërsa ishte ende në punë, nuk ishte në gjendje t’i identifikonte.

Mjekët thanë se Hamdi al-Najjar pësoi lëndime të rënda nga shrapnelat në kokë, gjoks dhe gjymtyrë, duke përfshirë dëmtime në tru dhe fraktura të shumëfishta. Ai ishte i lidhur me një ventilator dhe ishte në gjendje kritike deri në vdekjen e tij.

Kushëriri i tij, Ali al-Najjar (50), i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare për ndihmë. Gazeta italiane La Repubblica njoftoi se Ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Antonio Tajani, shprehu gatishmërinë e tij që Italia të pranojë Adamin e vogël për trajtim dhe të organizojë evakuimin e tij për 11 qershor.

Italia kishte shprehur më parë gatishmërinë e saj për të evakuuar edhe prindërit, por gjendja e Hamdi al-Najjar ishte shumë e rëndë për transport. Gruaja e tij vendosi të qëndronte me të, ndërsa djali i tij do të evakuohej me tezen e tij dhe tre të afërm.

Pas vdekjes së tij, burime diplomatike në Romë njoftuan se Alaa al-Najjar tani mund të evakuohej në Itali.

You Might Also Like

Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë

Gjermania: Hetim për pastrim parash në Deutsche Bank

Lufta kthehet në Detin e Zi. Putini ndjek atë që dëshiron që nga dita e parë

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake

Kosova Times June 1, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Si i përhapi Trump gënjeshtrat për mashtrime zgjedhore?

Kosova Times Kosova Times December 24, 2022
Murati i reagon Hotit: Propaganda nuk kalon
OBSh paralajmëron për rrezikun e shpërthimit biologjik në Sudan
Mosmarrëveshje mes çiftit në Obiliq, burri ia marrë dokumentet në Gjermani
O’Brien e rikonfirmon mbështetjen e ShBA-së për të dërguarin e lartë në Bosnje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?