Sipas raportit policor, i dyshuari, një mashkull shqiptar shtetas i Republikës së Shqipërisë, është arrestuar pasi dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur një veturë tjetër.

Si pasojë e përplasjes, vozitësi dhe dy pasagjeret në veturën tjetër, të gjithë shtetas të Kosovës, kanë pësuar lëndime trupore. Dy prej tyre janë liruar pas marrjes së trajtimit mjekësor, ndërsa njëra pasagjere është mbajtur për trajtim të mëtutjeshëm.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.