Maqedonci si nikoqir i këtij takimi thotë t’ia ketë shprehur mirënjohjen Gjeneral Majorit Michael E. Wegscheider që zgjodhën Kosovën për vendosjen e komandës së këtij divizioni.

“Gjatë takimit, krahas mirënjohjes që shpreha për faktin që kanë përzgjedhur pikërisht Kosovën për vendosjen e komandës së këtij divizioni, gjithashtu diskutuam dhe për pjesëmarrjen aktive të FSK -së në këtë ushtrim, e që është ushtrimi më i madh ushtarak në kontinentin e Evropës, pastaj diskutuam po ashtu rreth hapave të ndërmarr nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës në implementimin e Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit, ristrukturimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, në funksion të përmbushjes së objektivave strategjike me qëllim primar forcimin e ushtrisë sonë dhe sigurisë në vend”, shkroi ministri Maqedonci.

Ndërkohë, bëhet e ditur se Gjeneral Wegscheider theksoi se partneriteti me Shtetet e Bashkuara do të jetë gjithnjë e më i fuqishëm dhe do të vazhdojë në shumë aspekte në fushën e mbrojtjes.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë gjithmonë shtet mik i yni por dhe partner strategjik i Kosovës, e aleat i përhershëm i vlerave demokratike”, ka shkruar ministri në detyrë i Mbrojtjes.

Ushtrimi më të madh ndërkombëtar, i drejtuar nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë ka nisur më 26 maj dhe do të vazhdojë deri më 9 qershor.  Kjo është hera e tretë që FSK-ja merr në këtë seri ushtrimesh.