Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, tha se janë në pritje në një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, kur tashmë janë bërë tri javë prej kur atje ka një kërkesë për interpretim.
“Janë bërë tri javë që një grup deputetësh kanë dërguar në Kushtetuese një kërkesë për interpretim të çështjes së procedurës së votimit të fshehtë, dhe ne mbesim ende sot pa një përgjigje prej Gjykatës Kushtetuese për atë se si duhet të vazhdojnë deputetët e Kuvendit të Kosovë dhe po ashtu jemi në pritje të një përgjigjeje nga Gjykata për një kërkesë që ka dërguar LVV-ja për votimin e mërgatës në zgjedhjet e 9 shkurtit”, tha ajo.
Sipas saj, problemi i opozitës që nuk po votojnë nuk është emri i propozuar nga LVV-ja, por ata tha se po e duan bllokadën.
“Po e shohim që e kanë të njëjtin argument që po e përdorin vazhdueshëm për të njëjtën arsye për të vazhduar bllokadën në Kuvendin e Republikës, e ne si LVV kemi thënë në vazhdimësi që ky është qëllimi i partive opozitare në Kuvend. Është një procedurë që do të duhej t’i nënshtrohej secili deputet i Kuvendit dhe kemi një numër deputetësh që nuk marrin pjesë në votim e kjo është shkelje e Kushtetutës, sepse jemi të qartë se çfarë kushtetuta kërkon prej deputetëve. Ne si LVV kemi kryer obligimin tonë duke propozuar emrin e kandidatit qysh në seancën e parë e për 17 herë kemi të njëjtit deputetë që nuk marrin pjesë fare as në votimin e komisionit që e mundëson votimin e fshehtë”, tha ajo.