Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se edhe në këtë seancë do të propozohet komisioni për votim të fshehtë.
“Sepse kjo është e 17-ta herë që hedhet në votim formimi i komisionit, më nuk kemi të bëjmë me zgjedhjen e kryetarit, por formimin e komisionit dhe procedurën e votimit, pastaj e hedhim në votim kandidatin për kryetar. Aktvendimi i Kushtetueses na tregon qartë se deputetët duhet të vendosin mënyrën për ta zgjedhur kryetarin, e aktvendimi i jep dy mundësi votimi të hapur e të mbyllur. Përderisa votimi i hapur ka përfunduar pa rezultat, ne kemi propozuar të shkojmë me votim të fshehtë. Kjo është formë e lejuar, është edhe me Kushtetutën e Republikës, prandaj edhe duhet të respektohet, të votohet për komisionin e pastaj të shohim a i kemi votat pë kryetar apo jo”, tha Pacolli.