By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Për ditët e nxehta: Cheesecake me çokollatë me aromë menteje që nuk piqet, por ftohet
June 5, 2025
Motorrët e ujit, rritet siguria në Shëngjin e Velipojë
June 5, 2025
Rama: Muzeu “Onufri” në Berat mbi 30 mijë vizitorë në pesë muajt e parë të vitit
June 5, 2025
Oda Ekonomike Amerikane u takua me Komandantin e Gardës së Iowas
June 5, 2025
Autoritetet ruse e kanë shpallur Këshillin Britanik një organizatë të padëshirueshme
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani e Kurti në `Defender 25`: Kosova e gatshme për anëtarësim në NATO
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani e Kurti në `Defender 25`: Kosova e gatshme për anëtarësim në NATO
Ballina 1Lajme

Osmani e Kurti në `Defender 25`: Kosova e gatshme për anëtarësim në NATO

Kosova Times
Last updated: 2025/06/03 at 3:38 PM
Kosova Times Published June 3, 2025
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kanë vizituar nga afër ushtarët e FSK-së dhe ata amerikanë dhe të kombeve të tjera të cilët po marrin pjesë në ushtrimin e quajtur “Defender Europe 25”.

 

Presidentja e vendit ka theksuar se ky bashkëpunim tregon se Kosova jo vetëm që është e gatshme të kontribuojë në operacione të tilla, por njëkohësisht është e gatshme që të jetë shtet dhe anëtar i NATO-s.

“Jemi të gatshëm jo vetëm të kontribuojmë në operacione të tilla, por njëkohësisht të jemi shtet i barabartë dhe shtet anëtarë i NATO-s. Dua t’i falënderoj gjeneralët e SHBA-së që janë jo vetëm sot, por që janë një kohë të gjatë me ushtarët tanë në trajnime e përgatitje”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj, ushtrimi “Defedender 25 është dëshmi e fuqishme e aleancës së palëkundur në mes të SHBA-së dhe Kosovë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se pjesëmarrja e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtrimin e përbashkët ushtarak “Defender 2025” është dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët e NATO-s dhe e përkushtimit të vendit për anëtarësim në këtë aleancë.

Kurti ka theksuar se përmes këtij ushtrimi është treguar fuqia vepruese e Kosovës dhe aftësia për të kontribuar në sigurinë rajonale dhe më gjerë.

“Në këtë rast konkretisht, Republika e Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, bashkë me ne, kemi arritur të tregojmë dhe demonstrojmë fuqinë tonë për veprueshmërinë që e kemi me NATO-n. Në këtë mënyrë e forcojmë kauzën tonë se anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk është vetëm për dobi të vendit tonë, por edhe për kontributin që jemi në gjendje të japim,” u shpreh Kurti.

Ai bëri të ditur se në ushtrimin “Defender 2025” kanë marrë pjesë gjithsej 29 shtete, dhe se për zhvillimin e këtij ushtrimi janë shpronësuar rreth 4500 hektarë tokë, të cilat tashmë janë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës.

“Këtu në Babaj të Bokës kemi investuar për të treguar përkushtimin tonë për trajnimet e vazhdueshme që do të rrisin aftësitë dhe kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës,” shtoi ai.

Kurti falënderoi gjithashtu gjeneralët amerikanë dhe oficerët e ushtrisë së SHBA-ve për mbështetjen dhe praninë e tyre gjatë zhvillimit të ushtrimit të përbashkët.

FSK realizon ditën e vizitorëve të shquar të ushtrimit “Defender Europe 25”

Në prani të udhëheqësve më të lartë shtetëror, përfaqësuesve diplomatik dhe udhëheqës të lartë ushtarak ndërkombëtarë, Forca e Sigurisë së Kosovës realizoi Ditën e Vizitorëve të Shquar të ushtrimit fushor shumëkombësh “Defender Europe 25” (DE/IR25).

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi për media ku ndër të tjera shkruhet se fillimisht ata u pritën nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në Aeroportin e Gjakovës dhe së bashku vizituan Post-Komandën Taktike të Divizionit të 28-të të Ushtrisë Amerikane.

Në njoftim thuhet se ata u njohën nga afër me zhvillimet e aktiviteteve prej komandës së ushtrimit në rajonin e Ballkani Perëndimor, përkatësisht të forcave të angazhuara në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Bullgari, Mal të Zi, Greqi dhe ato në Kosovë.

“Gjatë vizitës në Kontrollin e Lartë të Ushtrimit, personalitetet e larta u njohën nga afër me rolin e rëndësishëm dhe kontributin e Forcës së Sigurisë së Kosovës si nikoqir në kuadër të këtij ushtrimi, duke vlerësuar lartë bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm me Divizionin e 28-të të Ushtrisë Amerikane. Përveç realizimit të aktiviteteve sipas skenarit të ushtrimit, trupat tona kanë ofruar mbështetje reale dhe logjistike për të gjitha trupat e angazhuara në vendin tonë”, theksohet në njoftim.

Po ashtu thuhet se me një profesionalizëm të lartë, Komanda e Forcës Tokësore, dhe njësitë tjera të angazhuara, demonstruan nivel të lartë profesional dhe të disiplinës në ekzekutimin e disa prej aktiviteteve të parapara, në poligonin trajnues të Babaj Bokës.

“Gjatë realizimit të demonstrimeve nga Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë të FSK-së dhe njësitë ndërkombëtare, ata shfaqën nivel të lartë të disiplinës gjatë ekzekutimin e operacioneve të përbashkëta me forcat aleate të angazhuara në këtë ushtrim duke dëshmuar ndërveprueshmëri të lartë. UF Defender Europe 25, është seria e ushtrimeve të përbashkëta, që luan një rol strategjik në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit në duke përfshirë forcat nga vende të NATO-s dhe ato partnere”, thuhet në njoftim.

Në përmbyllje, siç thuhet në njofti, personalitetet e larta përgëzuan ushtarakët e FSK-së dhe ata ndërkombëtarë për përkushtimin, profesionalizmin dhe bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë këtij ushtrimi shumëkombësh.

“Kësaj radhe Kosova pati një rol kyç pasi që mirëpriti Divizionin Komandues Amerikan të brigadave të shteteve tjera në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. Ata vlerësuan se realizimi i UF “Defender Europe 25” në këtë nivel, është një mundësi e shkëlqyer në avancimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së në ndërveprueshmëri me aleatët dhe partnerët. Stërvitje të tilla përpos që rrisin bashkëpunimin me forcat mike ato mbi të gjitha rrisin gatishmërisë e forcave tona në përmbushje të misionit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e FSK-së.

You Might Also Like

Oda Ekonomike Amerikane u takua me Komandantin e Gardës së Iowas

Të drejtat e punëtorëve në rënie, Shqipëria mes vendeve që kufizojnë të drejtën për grevë

Osmani priti në takim sopranon me famë botërore, Ermonela Jaho

Moti në Shqipëri i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit

Sot temperaturat deri në 32 gradë Celsius

Kosova Times June 3, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

8.5 kilogramë kokainë me vlerë mbi një milion euro janë sekuestruar në Beogradpër shkak të rrëzimit të Windows

Kosova Times Kosova Times July 19, 2024
Çfarë synoi Macron me idenë e dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë?
Alarme të rreme për bomba në shumë shkolla të vendit, MPB-ja apelon për qetësi
Kurti në përkujtimin e dëshmorëve vlerëson edhe Kushtetutën e Kaçanikut
Gjysma e jetës nën tokë: Minatorët kërkojnë kushte më të mira
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?