Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksidente trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 31 aksidente me të lënduar dhe 53 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar me zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite janë shqiptuar gjithsej 2029 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit, Policia ka arrestuar 15 persona, prej të cilëve 12 janë dërguar në mbajtje.