By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Begaj: Të çojmë në vend amanetin e të parëve tanë, bashkë drejt integrimit evropian
November 28, 2025
Dy tankerë rusë të “flotës në hije” shpërthyen në flakë në Detin e Zi pasi u goditën
November 28, 2025
Çfarë shkruanin mediat e huaja per shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë
November 28, 2025
Policia paralajmëron për e-mail-e të rreme që qarkullojnë në emër të saj
November 28, 2025
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut festojnë 28 Nëntorin
November 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Krasniqi: I propozova dy data për zgjedhjet lokale,12 e 19 tetorin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Krasniqi: I propozova dy data për zgjedhjet lokale,12 e 19 tetorin
Lajme

Krasniqi: I propozova dy data për zgjedhjet lokale,12 e 19 tetorin

Kosova Times
Last updated: 2025/06/04 at 5:34 PM
Kosova Times Published June 4, 2025
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se datat të cilat do t’i preferonte PDK-ja për të shkuar në zgjedhje lokale do të ishin 12 dhe 19 tetor.

 

Ai tha se në takim te e para e shtetit nuk pati shumë dallime sa i përket datave.  Ndërkaq ishte kritik ndaj mungesës së liderit të Vetëvendosjes aty.

“Duket se bojkotimin e presidentes e bënë vetëm Albin Kurti e Zllatan Elek, unë nuk po pretendoj që e ata e kanë bërë në marrëveshje, por vërtetë lente shije të keqe kjo mungesë”, tha Krasniqi.

Sipas tij nuk pati shumë dallime në data nga të gjitha partitë që ishin prezentë në takim.

“Sa i përket PDK-së unë  e njoftova presidenten se për ne të gjitha datat janë të pranueshme, por preferenca jonë do të ishte sa më herët. Dy data që i kam propozuar janë datat 12 e 19 tetor. Besoj që presidentja i ka marr parasysh. Nuk ka shumë dallime te pjesa e datave as nga partitë e mëdha parlamentare as nga ato minoritare e pres që në ditët në vijim të dekretohet edhe kjo datë që do të na mundësonte pastaj edhe afatet tjera për shpalljen e kandidaturave të kandidateve për kryetar në të gjitha komunat”, tha Krasniqi.

Ai foli edhe për bllokadën aktuale ku sot as pas tentimit të 26 nuk arriti të konstituohej Kuvendi i Kosovës.

“Sa i  përket zgjedhjeve të përgjithshme , ne jemi në bllokadë institucionale dhe është pikërisht për shkak të kryeneçësisë dhe mentalitetit imponues e autoritar të LVV-së e konkretisht të propozimit të Haxhiut për kryetare të Kuvendit e cila siç kam thënë edhe në fillim, as nuk i ka as nuk do t’i ketë votat për t’u bërë kryetare e Kuvendit”, tha ai.

Për Krasniqin do të ishte e pamundur që të dyja palë zgjedhjet të mbaheshin në të njëjtën kohë, nëse vendi do t’i nënshtrohej një procesi tjetër të parakohshëm të zgjedhjeve nacionale.

“Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme brenda një procesi kushtetues edhe nëse nuk është zgjedhja e parë as e partive as e qytetarëve, mund të bëhet e domosdoshme. Qëndrimi im ka qenë i ditur, unë kam shkuar edhe një hap tutje, i kam pas propozuar edhe datat e mundshme. Unë nuk e shoh të mundshme që zgjedhjet të mbahen në të njëjtën datë sepse afatet kushtetuese janë kokëforta,  nuk mund të interpretojmë kushtetutën jashtë afateve”, tha ai.

You Might Also Like

Begaj: Të çojmë në vend amanetin e të parëve tanë, bashkë drejt integrimit evropian

Çfarë shkruanin mediat e huaja per shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë

Policia paralajmëron për e-mail-e të rreme që qarkullojnë në emër të saj

Kamberi: Zemrat tona rrahin më fort për lirinë

Zbulohet shtatorja e Tahir Sinanit në qytetin e Prizrenit

Kosova Times June 4, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

30 vjet UNICEF në Kosovë: Përparim, sfida dhe thirrje për veprim

Kosova Times Kosova Times November 20, 2025
Axios: Biden mund të tërhiqet nga gara presidenciale fundjavën e ardhshme
Ruleta e penalltive nderon Realin, Ancelotti hakmerret ndaj Guardiolës
Tahiri për bisedat Kusari-Lila-Radoiçiq: Prokuroria duhet të veprojë shpejt
Skandali financiar i dekades: Një nga njerëzit më të pasur në botë kapet në një mashtrim të madh?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?