Shqipëria do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare, kryesisht në formën e reve të mesme e të larta transparente, në relievet malore të vendit.
Sipas parashikimeve, era do të fryjë me drejtim veriperëndim- juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore hera-herës era pritet të fitojë shpejtësi 9 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.