Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj priti sot në takim ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, të cilin e njoftoi me aktivitetet, të arriturat dhe sfidat në punën e IPK-së.
Ambasadori Hargreaves, falënderoi kryeshefin Hodaj për pritjen dhe shprehi vlerësime për punën e përditshme të IPK-së në fuqizimin e integritetit policor dhe në trajtimin e ankesave të qytetarëve për punën e Policisë.
“Palët mirëpritën mundësinë për të forcuar më tej bashkëpunimin ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe IPK-së”, njofton IPK.