By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kjo është mënyra më e mirë për të gatuar makaronat: Shtoni vetëm një përbërës në ujë – jo vaj
February 1, 2026
Njerëzit nuk e hanë fare këtë perime, dhe është më e shëndetshmja në botë
February 1, 2026
Foto familjare e tre heronjeve
February 1, 2026
Turqi: Aksident me autobus në Antalia – Tetë të vdekur dhe 26 të plagosur
February 1, 2026
Maxim Garbuzov, një investitor kriptovalutash nga Shën Petersburgu, është zhdukur në Tajlandë
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gratë e burgosura shpalosin punën e tyre artistike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gratë e burgosura shpalosin punën e tyre artistike
Lajme

Gratë e burgosura shpalosin punën e tyre artistike

Kosova Times
Last updated: 2025/06/05 at 5:55 PM
Kosova Times Published June 5, 2025
Share
SHARE

Brenda mureve të ftohta të Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan, ku liria është e kufizuar, shpirti krijues nuk po njeh mure. Kështu të enjten, gratë e privuara nga liria shpalosën punimet e tyre artistike dhe artizanale në një aktivitet të organizuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, në bashkëpunim me organizatën Monumenta.

 

Kjo ngjarje synon të promovojë rehabilitimin dhe fuqizimin e grave nëpërmjet artit dhe punës krijuese.

Në aktivitet mori pjesë edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila theksoi rëndësinë e rehabilitimit përmes artit dhe edukimit, duke ofruar mbështetje për përmirësimin e kushteve brenda institucioneve korrektuese.

“Është kënaqësi të ndodhesh në një ambient përtej mureve, ku ndërtohet shpresë, zhvillim dhe dinjitet njerëzor. Kjo qendër, pavarësisht sfidave, është një shembull i vërtetë i rehabilitimit dhe zhvillimit social. Kam parë punime të realizuara me shpirt dhe mesazh të thellë — ato nuk janë thjesht punime, por dritare reflektimi, përtej gabimeve që mund të kemi bërë. Jam e përkushtuar që këto institucione të mos jenë vetëm hapësira dënimi, por vende rehabilitimi dhe rikthimi në shoqëri. Synimi im është të përmirësohet qasja ndaj edukimit dhe të krijohen kushte më të mira për të gjithë,” – tha ministrja në detyrë, Haxhiu.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, theksoi se këto aktivitete janë dëshmi e përkushtimit të stafit korrektues për të trajtuar të dënuarat si pjesë të barabartë të shoqërisë.

“Sfida ekzistojnë, por ajo që më bën të lumtur është fakti që kjo qendër është shndërruar në një model ku, përmes aktiviteteve, gratë kanë rifituar shpresën dhe janë përgatitur për tregun e punës, me qëllim që të ndihen të barabarta në shoqërinë e së ardhmes. Jam gjithashtu i kënaqur të theksoj se, gjatë dy viteve të fundit, nuk është regjistruar asnjë rast kontrabande në hapësirat tona,” – tha Dibrani.

Zhvillimi i këtyre aktiviteteve u tha se është një hap i rëndësishëm jo vetëm për rehabilitimin emocional dhe social të grave të dënuara, por edhe për përgatitjen e tyre drejt ri-integrimit të suksesshëm në shoqëri pas vuajtjes së dënimit.

You Might Also Like

Foto familjare e tre heronjeve

Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Simbol i sakrificës dhe qëndresës

Trafik armësh nga Kosova në Tiranë, arrestohen 4 persona

Biserko: Qëllimi i Vuçiqit nuk është Serbia në BE

Prokuroria në Mitrovicë interviston 43 kryesues për falsifikim votash

Kosova Times June 5, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Kina kërkon që SHBA-të të lirojnë menjëherë Maduron

Kosova Times Kosova Times January 4, 2026
Pse ishte kaq vdekjeprurës tërmeti në Indonezi?
Gjuajnë me armë në aheng, arrestohen gjashtë persona
Diplomati veteran amerikan sulmon ekipin e Trump për ‘koncesione të njëanshme’
Bota “nuk ka pasur kurrë moment më të mirë” për t’i dhënë fund pandemisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?