“Suksesi i tyre është arritje për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për Republikën tonë dhe një dëshmi e qartë e profesionalizmit në rritje të ushtarakëve tanë, gjë që e bën edhe më të sigurt rrugën tonë drejt integrimit të plotë euroatlantik”, shkroi Osmani në një postim në rrjetet sociale.

Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me aleatët e Kosovës, duke falënderuar Shtetet e Bashkuara për përkrahjen e vazhdueshme.

“Mirënjohje të përhershme për SHBA-në – aleatin tonë të pazëvendësueshëm, për shkollimin e vazhdueshëm të kuadrove tona”, përfundoi Presidentja.