Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se është e kuptueshme që vetëm konsensusi mes subjekteve parlamentare e zgjidh këtë ngërç politik.
“Propozimi i LDK-së nuk ka qenë sa për të blerë kohë si mundohet LVV ta pasqyrojë apo ta hedhë në një drejtim tjetër, po t’u jep mundësi qytetarëve që për një kohë të caktuar me tema të caktuara që do të jenë tema afatgjatë të zgjidhjeve të problemeve ekonomike e të dialogut e qe janë në interes të Kosovës e jo të LDK-së”, tha ai.
Ai tha se refuzim ka vetëm nga LVV-ja e nga partitë tjera sipas tij kanë qenë të rezervuara sepse dëshirojnë të kenë institucione të udhëhequra përmes një marrëveshjeje politike, e cila nuk po bëhet.
Tha se për qeverinë e unitetit nuk kanë folur për emër të pëveçwm e sipas tij, madje tha se mud të jetë edhe dikush krejt jo partiak.