Një grua është gjetur pa shenja jete mëngjesin sotëm në fshatin Gurrakoc të Istogut.
Lajmin për RTKlive e ka e konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
Ai tha se nga hetimet preliminare dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje.
“Sot në orët e hershme të mëngjesit, përkatësisht rreth orës 7 kemi pranuar informatën se një person i gjinisë femërore është gjetur pa shenja jete në fshatin Gurrakoc të komunës së Istogut. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore. Dyshohet se ka humbur jetën nga rënia e një distance nga shtatë-tetë metra, ndërsa nga hetimet preliminare dyshimet janë se ka bërë vetëvrasje”, tha Nikçi.
Tutje Nikçi bëri të ditur se me urdhër të prokurorit të krimeve të rënda trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.